Kryeministri Rama reagoi ashpër ndaj Der Standard-it austriak në lidhje me një pretendim të kësaj mediaje vjeneze, sipas së cilës, kreu i qeverisë shqiptare është për ndryshimin e kufirit Kosovë-Serbi
Rama thotë se nuk ka mbështetur kurrë një gjë të tillë, e për këtë arsye e cilëson si “turp” faktin që një media prestigjioze shpërndan lajme të rreme.
“@ derStandardat @webstandardat çfarë zhgënjimi që shoh një gazetë me reputacion kaq të lartë të sillet si një shpërndarës i lajmeve të rreme! Unë kurrë nuk kam thënë ndonjë gjë në lidhje me ‘jo letër dhe hartë’ dhe kurrë nuk kam mbështetur ndonjë ndryshim kufiri përgjatë vijave etnike midis SRB & KOS! # E turpshme”, shkruan Rama. /tesheshi.com/