Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Bukuritë e Omanit: aroma e parezistueshme e trëndafilave përhapet nëpër Malin e Gjelbër (pamje)

Jebel Akhdar – Green Mountain, është një nga malet më spektakolare që ndodhet në rajonin Al Dakhliya në Oman. Edhe pse është kryesisht shkëmbor dhe i mbuluar me gurë, mali është mjaft i lagësht që e bën atë ideal për bujqësi. Mali është i banuar nga fiset e quajtua “Al Riyami”, të cilët ndërtuan jetën e tyre duke ndërtuar fshatra e marrë me të mbjella. Në vitin 2011, mali u shpall rezervat natyror për shkak të biodiversitetit të tij unik.

Mali i gjelbër është ideal për rritjen e trëndafilave aromatike. Ndaj dhe Omani është i njohur për prodhimin e ujit me trëndafila.

Uji i trëndafilit i prodhuar këtu luan një rol të rëndësishëm në kulturën e Omanit. Përdoret për të mirëpritur mysafirë, në ceremonitë fetare, në përgatitjen e ushqimit dhe pijeve, si një ilaç për dhimbjet e kokës dhe zemrën, si një aromë për rrobat dhe vajin e trëndafilit si dhe për prodhimin e parfumeve. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts