Kryeministri Edi Rama ka paditur për shpifje ish-paraardhësim dhe rivalin e e kahmotshëm Sali Berisha, duke kërkuar prej tij një dëmshpërblim moral prej 100 mijë lekësh të rinj.
Fjala është për akuzën e “shitjes së detit grekërve”, ndërkohë që janë dhe 40 të tjera që shefi i qeverisë i ka depozituar edhe për emra të të tjerë nga opozita, përfshirë dhe vetë Bashën.
Seanca e parë paraprake u mbajt të mërkurën në gjykatën e Tiranës, ndërsa seanca e radhës do të mbahet më 11 prill, ajo ku pritet të jepet verdikti final, siç bëri me dije gjyqtarja Frida Osmani, gruaja që ka barrën e rëndë të vendosë mes të dyve.
Kohë më parë, Berisha humbi një gjyq me botuesin dhe gazetarin Carlo Bolino, ndërsa vite më parë do paditej dhe nga ish-socialisti Ben Blushi, të cilit i kërkoi ndjesë duke e kërkuar tërheqjen e padisë. /tesheshi.com/