Kryeministri Rama u nis drejt Turqisë, ku pak para se të merrte avionin drejt vendit mik, tha se falë Zotit ka një lajm të mirë, të cilin, siç tha, e ka në majë të gjuhës.
“E kam në maj të gjuhës lajmin, po do ta mbaj edhe pak. Për gjyshërit dhe gjyshet që janë pika e dobët e çdo familje, dhe fillimi i vaksinimit masiv për gjyshërit dhe gjyshet është qëllimi jonë dhe vajtja ime në punë.
Me ndihmën e Zotit dhe të miqve dhe këmbëngulje lajmi i mirë do dalë, edhe pak fare”, theksoi i pari i qeverisë.
Krah tij, ministrja Manastirliu e paratha se për ç’lajm bëhet fjalë. “Sot finalizojmë dhe aktin normativ për vaksinat dhe nga java tjetër fillojmë vaksinimin masiv”, theksoi Manastirliu. /tesheshi.com/