Kryeministri Rama ka vijuar me citimin e personaliteteve historike, duke ndërfutur dhe gjyshen mes tyre, për t’ju qasur në formë kritike vijimit të strategjisë së opozitës PD-LSI me protesta, edhe pas 30 qershorit.
Kësaj here, Rama ka zgjedhur Martin Luther Kingun.
“Përtej aspektit moral, limiti i protestave të dhunshme qëndron në faktin se ato s’të çojnë në fitore dhe këtë e dinë edhe ata që i bëjnë. Pra protesta e dhunshme s’është revolucionare po reaksionare, sepse ndjell humbjen. Martin Luther King”, shkruan Rama.
PD-LSI kanë paralajmëruar një protestë të hënën, e para pas 30 qershorit, gjithnjë me kredon “Rama ik”, edhe pse ky i fundit s’ka lëvizur vendit që prej afro 6 muajsh, që kur dy partitë dorëzuan mandatet dhe dolën në rrugë kundër tij. /tesheshi.com/