Ndërsa na ndajnë pak ditë nga 21 qershori, dita e votimeve në zgjedhjet për kryetarët e bashkive, siç duket, Kryeministri i vendit dhe njëkohësisht kreu i Partisë Socialiste, ia ka dalë të bëjë për vete të rinjtë e Partisë Demokratike.
Ai ka publikuar disa fotografi në llogaritë e tij në rrjetet sociale, ku duhet se është duke bërë selfie me të rinjtë e PD-së. Siç shkruan edhe Kryeministri, Tirana do të ecë në drejtimin e duhur edhe për ta pas 21 qershorit.
“Mbrëmë rastësisht e miqësisht me të rinj të PD:-) Tirana do të ecë në drejtimin e duhur edhe për ta pas 21 qershorit!”,- shkruan Rama përbri fotove./tesheshi.com/