Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Rama, apel për t’u vaksinuar: Mua s’më ndodhi gjë!

Ditën e nisjes së një procesi vaksinimi të lirë, për të gjigtha moshat e profesionet, kryeministri Edi Rama përcolli një apel për t’u vakisnuar, duke sjellë shembullin e tij personal.

Duke kujtuar se tashmë kërcënon variant Delta, Rama tha se “është variant agresiv, përhapet shpejt”.

“Është i rrezikshëm kur kap ata të cilët janë të pavaksinuar. Vaksinimi se bën 100% të paprekshëm nga virusi, por e bën virusin të dobët përballë individit.

Në ato raste kur preket një i vaksinuar, shanset për të shkuar në spital janë zero dhe simptomat janë të administrueshme, pa dhimbje dhe vuajtje.

Prandaj për t’u mbrojtur nga varianti i ri, duhet të vaksinohemi, të vaksinohemi.

Për këto po ju flet një i vaksinuar, ja ku jam, s’kam asnjë problem. Kjo vlen për ata që vijojnë të jenë spektikë.

Është me rëndësi që ne të bëjmë gjithçka që kemi në dorë, dhe ata ta kapërcejnë hendekun e konspiracionit”, argumentoi i pari i qeverisë. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts