Kryeministri Edi Rama ka sulmuar sërish atë që ai quan sistem të gabuar, kur i referohet Shqipërisë, duke përdorur për këtë një shembull me shqiptarë e gjermanë.
“Shqiptarët në Gjermani, asnjë shqiptar nuk e imagjinon dot të hipi në makinë pa vënë rripin e sigurimit. Këtu kam parë gjermanë, edhe të ambasadës, pa rrip sigurie. Jo të kësaj ambasade se që kur u vu gjoba shumë e lartë për semaforët, dhe gjermanët u vunë në rresht. Fakti është se është sistemi që e bën njeriun të sillet ndryshe,” tha Rama, teksa kishte përballë vetë ambasadorin gjerman në Tiranë, Helmut Hofman.
Për Ramën, është sistemi që korrupton njerëzit dhe jo njerëzit që e prishin sistemin. /tesheshi.com/