Goli i djeshëm i Milot Rashicës po krahasohet me golin e famshëm të Lionel Messit që e shënoi ndaj Bayernit.
Pasi bëri një asistim vendimtar per ndaj Bayernit në Kupën e Gjermanisë, pasoi edhe goli i cili po krahasohet po aq spektakolar sa ai i Lionel Messit, pikërisht ndaj kësaj skuadre.
Ylli kosovar i Werder Bremenit në minutën e 75-të shënoi në gjysmëfinale të kupës, po megjithatë ekipi i tij nuk e mundi përfundimisht Bayernin, i cili shënoi tri herë, dy përmes Levandovskit, dhe një përmes Muller.
Me rezultatin Werder Bremen – Bayern 2:3, Rashica u shpall përfundimisht si lojtari i ndeshjes. /tesheshi.com/