Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

RAI sjell fakte të reja për gruan e Skënderbeut: Quhej Andronika dhe solli në Napoli vajzën e kontit Drakula, nën emrin Maria Balsha

by te Sheshi
23/07/2017
in Kryesore, Kulturë
Reading Time: 4 mins read
A A
RAI sjell fakte të reja për gruan e Skënderbeut: Quhej Andronika dhe solli në Napoli vajzën e kontit Drakula, nën emrin Maria Balsha

Fakte të reja interesante vijnë e publikohen për Skënderbeun dhe familjen e tij, ose janë publikuar më parë dhe tani po risillen sërish, pikërisht pas debatit të hapur, si për koinccidencë, në Shqipëri, në lidhje me nënën e heroit tonë kombëtar, që, thjesht rikonfirmuar nga  Mustafa Nano, quhej Vojsava dhe kishte origjinë  serbe.

Ndërsa gazetari Altin Rraxhimi, ka postuar në faqen e tij një fakt të ri të sjellë nga mediat italiane, madje edhe nga televizioni publik RAI.

Siç bëhet e ditur në shkrimin e Rraxhimit, Donika Kastrioti, gjatë azilit të saj në Mbretërinë e Napolit, pas vdekjes së të shoqit, Gjergjit, pra Skënderbeut, ka marrë me vete as më pak e as më shumë, por të bijën e Vlad Tepshit III famëkeq të Rumanisë, të mbiquajturit Drakula nga romani i famshëm i shkrimtarit irlandez Bram Stoker.

Në materialin që është bërë dokumentar nga Rai dhe portali i jugut të Italisë Fame di Sud, Donika Kastrioti e fshehu Marian e Drakulës nën emrin e Balshajve, pra 7-vjeçarja quhej Maria Balsha, ngaqë i ati i saj Vladi ishte shkishëruar nga Vatikani për blasfemitë dhe krimet e tij të njohura.

 Sipas Famedisud.it,  në vitin 1480 Andronika Kominata, alias Donika Kastrioti mbërriti në  oborrin e mbretit të Napolit Ferrante i Aragonës ku dhe mori azil.

Në këtë shkrim del qartë se edhe gruaja e Skënderbeut kishte një emër tjetër në letra dhe jo Donika siç i thërrasim të gjithë.

Ajo quhej Andronika, pra një emër tipik ortodoks sllav. Dhe mbiemrin e kishte Kominata.

Siç vazhdon më tej artikulli, i cili është bërë edhe dokumentar nga Rai (ja linku: http://ëëë.famedisud.it/la-citta-cattedrale-fra-storia-e-leggenda-la-magica-cripta-del-duomo-di-acerenza/), Donika e kishte të sigurtë azilin në oborrin e mbretit të Napolit së bashku me të bijën e Vlad Tepshit, pasi burri i saj dhe dy mbretërit e tjerë kishin firmosur që më parë një marrëveshje ku Skënderbeu dhe Vojvoda i Vllahisë (Rumanisë së sotme) angazhoheshin për të mos lënë osmanët që të prekin brigjet e Puglias, territor i Mbretërisë së Napolit.

Në artikull bëhet e ditur se si Ferranti i Aragonës, ashtu edhe Skënderbeu e Drakula ishin pjesë e “Urdhërit të Dragoit”, një tip vllazërie e ngritur si aleancë kundër osmanëve.

Pasi Maria Balsha, alias Tepshi, u rrit dhe arriti moshën e pjekurisë, mbreti i Napolit e martoi me nipin e tij, princin Giacomo Alfonso Ferrillo.

Çifti mbretëror jetonte në qytetin e Acerenca-as, pranë Potenza-s, kryeqendrës së sotme të rajonit të Basilicata-s.

Duke bërë fjalë për katedralën e qytetit të Acerenca-s në rajonin e Basilicata-s, artikulli thekson se në vitin 1524,  princi dhe Maria Balsha e rindërtuan atë duke financuar edhe vepra të ndryshme që janë pjesë e Rilindjes italiane, ku përveç muraleve me sfond biblik ka edhe piktura që ilustrojnë sirena, dragonj përbindësha, demonë etj.

Shumë mendojnë se në këta simbole ka edhe reminishenca të famëkeqit Konti Drakula, të vendosura me dëshirën e princeshës Maria, që u soll në Napoli nga Donika e Gjergj Kastriotit.

Gjithsesi të gjitha këto janë pjesë e materialeve që sjell publiçistika. Ndërkohë që historianët, edhe pse i dinë të gjitha këto fakte nuk i japin opinionin të vërtetat e fakteve normale, të një kohë ku nuk kishte kufinj e pasaporta, megjithëse ekzistonin regjistra të saktë të gjendjes civile.

Ishte një kohë si dhe sot ku etnia shitej e blihej, ndërrohej dhe rimerrej, ashtu siç në darkë ishte me Bizantin e në mbrëmje u gdhinin me Vatikanin.

Bëhet fjalë për feudalët, fisnikët shqiptaër, që kishin vula e kancelari, e jo për njerëzit e thjeshtë; ata u regjistruan vonë, shumë vonë, pikërisht kur u bë regjistrimi i plotë në kohën e osmanëve. Deri atëherë ishin vetëm kishat që regjistronin njerëzit për efekt të taksave.

Ja ç’shkruan Ardian Vehbiu, në një koment të tijin në lidhje me debatin për Mustafa Nanon:

“Sepse në Arbërinë e shekullit XV ato identifikime etnike që ne sot i marrim si “esenciale” kanë pasur shpesh natyrë territoriale (në kuptimin “epirot” quhej ai që banon në Epir ose që vinte prej andej); dhe se në atë kohë identiteti i gjithkujt ishte i lidhur ngushtë me familjen dhe fisin të cilit i përkiste, fenë së cilës i falej, kryezotin prej të cilit varej, krahina nga vinte dhe gjuha që i fliste e jëma – gjithë duke pasur parasysh se në Ballkanin e asaj kohe praktikisht të gjithë të rriturit ishin në gjendje të merreshin vesh në më shumë se një gjuhë.

Sepse nuk kemi asnjë provë për ç’gjuhë fliste Vojsava vajzë, ose para se të martohej; për të njëjtën arsye, fakti që kancelaria e Gjon Kastriotit më parë dhe e Gjergj Kastriotit më pas përdornin lirisht latinishten, sllavishten, greqishten e mesme dhe italishten në dokumentet e tyre, nuk mund të përdoret si argument në diskutimin e “etnisë” së Gjergj Kastriotit.

Sepse për të njëjtën arsye edhe mbiemri Kastrioti nuk është se na ngushëllon shumë, në lidhje me identitetin “etnik” të Gjergjit; sa kohë që gjuhësisht i referohet greqishtes bizantine; por kjo mund të vijë thjesht ngaqë ai mbiemër mund të ketë shënjuar, në origjinë, komandantin e një kështjelle (it. castellano).

Sepse emrat që u vunë Vojsava dhe Gjon Kastrioti fëmijëve të tyre, si Reposh, Stanisha, Branilo, Konstandin, Mamica, Vlajka, Angjelina, etj. nuk tregojnë doemos përkatësi etnike sllave, por tregojnë afërsi kulturore dhe shkëmbimesh mes arbërve dhe sllavëve të asaj kohe, veçanërisht përgjatë kufirit shumë të përzier mes këtyre dy popujve”. /tesheshi.com/

Related Posts

Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?
Europa

Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

19/05/2025
Ideja e panjohur e një shteti hebre në Shqipëri
Kryesore

Ideja e panjohur e një shteti hebre në Shqipëri

19/05/2025
Diplomaci me duar: beteja e heshtur Macron-Erdogan në Tiranë
Diplomaci

Diplomaci me duar: beteja e heshtur Macron-Erdogan në Tiranë

18/05/2025
Next Post
Në Brusë të Lipjanit, një fis, një mbiemër e dy besime fetare

Në Brusë të Lipjanit, një fis, një mbiemër e dy besime fetare

​Si të marrim 100% të hekurit nga perimet

​Si të marrim 100% të hekurit nga perimet

Lulzim Basha flet pas fitores: Të larguarit të bashkohen me ne, dera është e hapur

Lulzim Basha flet pas fitores: Të larguarit të bashkohen me ne, dera është e hapur

TË FUNDIT

  • Të fundit
Vetëvrasja e një të burgosuri në Fushë Krujë, si dëshmi e një padrejtësie shtetërore

Vetëvrasja e një të burgosuri në Fushë Krujë, si dëshmi e një padrejtësie shtetërore

19/05/2025
Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

19/05/2025
Gjukanoviç: Situata në rajon, më e keqe se dhjetë vjet më pare

Gjukanoviç: Situata në rajon, më e keqe se dhjetë vjet më pare

19/05/2025
Cilat janë gratë që kanë privilegjin të veshin të bardha para Papës?

Cilat janë gratë që kanë privilegjin të veshin të bardha para Papës?

19/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni