Sikurse në sezonin e verës, edhe tani në dimër janë rikthyer radhët e gjata në pikat e kalimit kufitar në Kapshticë dhe Kakavijë, të cilat janë pikat lidhëse, hyrëse-dalëse me shtetin fqinj, Greqinë.
Siç raportohet, vargu i automjeteve që presin në tokën neutrale në pikën e kalimit në Kakavijë ka arritur në një kilometër.
Pala greke po punon me 4 sportele në dalje ndërsa pala shqiptare me 5 sportele në hyrje në pikëkalimin e Kapshticës. /tesheshi.com/