Rabini i SHBA Jill Jacobs u bëri thirrje hebrenjve amerikanë të ndalojnë financimin e asaj që ajo e përshkroi si “terrorizëm hebre” të kryer nga ekstremistët e djathtë hebre kundër palestinezëve, mbështetur nga një rrjet kompleks i burimeve të financimit në Izrael dhe Shtetet e Bashkuara, duke thënë se ishte një “moral i domosdoshëm”.
Në një artikull të botuar në gazetën izraelite Haaretz, Jacobs tha se shumica e hebrenjve amerikanë nuk mbështesin – qoftë financiarisht ose në ndonjë mënyrë tjetër – institucione që ofrojnë mbështetje financiare për grupet ekstremiste në Izrael.
Sidoqoftë, disa organizata hebraike, të cilat konsiderohen “kryesore” në Amerikë, luajnë një rol në drejtimin e fondeve te Fondi Qendror i Izraelit, shoqata amerikane që është financuesi më i madh i ekstremistëve Izraelitë.
Jacobs, drejtor ekzekutiv i T’ruah – Thirrja Rabbinike për të Drejtat e Njeriut, e cila bashkon rreth 2,000 rabinë dhe predikues dhe punon për të mbrojtur të drejtat e njeriut në Shtetet e Bashkuara, Kanada, Izrael dhe territoret e okupuara Palestineze, tha se Fondi Qendror i Izraelit vetëm në një vit dha 40 milion dollarë ndihmë për ekstremistët brenda Izraelit.
Kjo lloj mbështetjeje u është dhënë organizatave izraelite si Hemla, një organizatë jofitimprurëse që ndihmon vajzat izraelite “në rrezik për t’u detyruar të konvertohen” nga Judaizmi në fe të tjera dhe Honen, i cili mbron izraelitët e arrestuar për terrorizëm dhe siguron fonde atyre që akuzuan për veprime të tilla.
Ekziston edhe shkolla Talmudike e Od Yosef Chai, e cila është e njohur për dhunën e saj ndaj palestinezëve, dhe së fundmi një prej rabinëve të saj u dënua për nxitje të dhunës.
Kjo mbështetje është marrë gjithashtu nga Fondi Izraelit i Tokës, i cili përdor fonde “gjysmë të ligjshme” ose të paligjshme për të marrë pronë palestineze.
Të njëjtën mbështetje iu dha organizatës Mishmeret Yesha, e cila stërvit dhe pajis rojet hebreje në Bregun Perëndimor, dhe Im Tirtz, e cila zhvillon fushata nxitëse kundër aktivistëve izraelitë të të drejtave të njeriut.
Jacobs tha se në vitet e fundit, organizata që ajo administron ka depozituar ankesa të shumta pranë autoriteteve tatimore në lidhje me institucionet e përjashtuara nga taksat e SHBA që po transferojnë fonde në grupin e djathtë ekstrem të Izraelit Lehava, i cili bën thirrje për dëbimin e palestinezëve në vendet arabe, aneksimin e Bregun Perëndimor të okupuar dhe një ndalim të festimeve të Krishtlindjeve.
Jacobs beson se shkurtimi i fondeve për këto grupe ekstremiste nuk do të jetë i mjaftueshëm për t’i dhënë fund dhunës së pesë dekadave të okupimit, pasi miliona dollarë po derdhen nga aktorë privatë – si hebrenj dhe të krishterë – për të ndërtuar vendbanime imigrantësh dhe për të mbështetur politikat e djathta në Izraelit
Jacobs konkludon se të gjithë hebrenjtë amerikanë të përkushtuar ndaj të drejtave të njeriut duhet të bashkohen për të kundërshtuar të gjitha këto forca. /tesheshi.com/