Në kushte normale, lajmi për ndriçimin e fasadës së jashtme të Qendrës Tregtare në Shkup, do t’rradhitej në rubrikën e aktiviteteve komunale, por çmenduria e qeverisë së Shkupit, që secilës godinë publike t`i japë pamje baroku, e klasifikon këtë lajmë në kategorinë e aktiviteteve politike.
Komuna “Qendër” e Shkupit, që administratohet nga Andrej Zhernovski, ka thirrur referendum për datë 26 Prill, që qytetarët të vendosin se me çfarë fasade të jashtme e duan qendrën tregëtare. Ideja është e Lidhjes së Arkitektëve të Maqedonisë, të cilët kanë arritur të grumbullojnë përkrahjen e rreth 5 mijë nënshkruesve të peticionit, ndërsa kundërshtojnëplanin e qeverisë për ‘barok’.
“QT është shpirti dhe kultura e këtij qyteti, ndërsa ne synojmë një plan arkitektonik, për të përmirësuar pamjen, por jo në ‘barok’” – thonë nga Lidhja e Arktektëve.
Qeveria e Shkupit, akuzohet se ka shpenzuar qindra milion euro për ndërtim të objektev edhe fasadave në stil ‘barok;, ndërsa një dokument tenderi i publikuar të martën, dëshmon se qeveria ka paguar 700 mijë euro, vetëm për rrethimin e godinës qeveritare, e cila kohë më pare morri pamje të re ‘baroku’. /tesheshi.com/