Qeveria e Kosovës thotë se është duke punuar që t’i sigurojë votat e nevojshme nga deputetët për ratifikimin e marrëveshjes për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, projektligj që është paralajmëruar se mund të riprocedohet në Kuvend në fund të këtij muaji ose fillimin e majit prill.
Bajram Gecaj, këshilltar i kryeministrit Mustafa thotë se janë duke u bërë përpjekje për kthimin e deputetëve të Listës Serbe në institucione pasi pa votate tyre Demarkacioni nuk kalon duke parë kundërshtimin e opozitarëve.
“Ne po shpresojmë që ata do të kthehen, sepse ka indikacione pozitive, por siç duket problem është Beogradi i cili ushtron ndikime negative në “, ka theksuar Gecaj.
Ratifikimi i Demarkacionit me Malin e Zi, është vënë si kusht i pashmangshëm për liberalizimin e vizave nga ana e Komisionit Evropian
Marrëveshja e shënjimit mes dy vendeve u nënshkrua në verën e vitit 2015 në praninë ndërkombëtare, ndërkohë që Kuvendi i Malit të Zi e ka miratuar të njëjtën pak kohë pas nënshkrimit. /tesheshi.com/