Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Qeveria e Kosovës shpenzon paratë e qytetarëve të varfër për luks – ja se si

by te Sheshi
22/05/2015
in Kryesore
Reading Time: 4 mins read
A A
Qeveria e Kosovës shpenzon paratë e qytetarëve të varfër për luks – ja se si

Nga Bashkim Kastrati

Përkundër gjendjes së rëndë ekonomike dhe sociale që është në Kosovë, institucionet qeveritare vazhdojnë të shpenzojnë para të shumta për luks, si vetura të shtrenjta, derivate, telefona, dreka dhe darka, mëditje të shpeshta.

Vetura zyrtare, pas orarit të punës, në restorante e madje shihen shpesh edhe në bregdete të vendeve të rajonit, e të mos flasim për faktin se një pjesë e tyre edhe udhëtojnë me qindra kilometra për të ardhur në punë me vetura zyrtare dhe për paratë që shpenzohen për riparimin e tyre.

Sipas monitorimeve të shoqërisë civile, luksin vetëm sa e kanë shtuar zyrtarët qeveritarë, pavarësisht deklaratave të shumta të Qeverisë se buxheti është shumë i kufizuar. Sipas raportit të Institutit “GAP” shpenzimet për derivate në periudhën 2009-2013 janë rritur për 50 për qind.

Në vitin 2009 ishin shpenzuar 17 milionë euro, ndërkaq në 2013-ën 26 milionë për derivate, përfshirë ato për ngrohje dhe qëllime të tjera.

Sipas të dhënave nga Ministria e Administratës Publike, vetëm Zyra e Kryeministrit, bashkë me 19 ministri, ka në dispozicion hiq me 825 vetura zyrtare, ndërsa shumica prej tyre janë luksoze.

Ndërsa tri ministritë që kanë më shumti vetura janë ajo e Punës dhe e Mirëqenies Sociale – me 119, Ministria e Punëve të Brendshme 104 dhe ajo e Infrastrukturës që ka 97 vetura.

Sipas raportit të Institutit “GAP” në vitin 2014 janë shpenzuar 312 mijë e 957 euro për dreka zyrtare. Këtë shumë e kanë arritur 17 ministri dhe në krahasim me vitin 2011, shuma e tashme është një rekord.

Ministri i cili ka shpenzuar më së shumti për dreka zyrtare është ish- ministri i Ministrisë së Forcës dhe Sigurisë së Kosovës (MFSK) z. Agim Çeku. Ai gjatë vitit 2014 ka shpenzuar 21,902 euro. Pas tij radhiten ish ministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) z. Slobodan Petroviç me 17,789 euro dhe ish-ministrja e Ministrisë së Integrimeve Evropiane Vlora Çitaku, që vetëm për gjysmë viti ka shpenzuara 15,567 euro për dreka zyrtare. Ministrat e lartë cekur kanë tejkaluar shumëfish kufizimin mujorë prej 500 euro, bashkë me ta edhe pesë ministra të tjerë.

Sipas kalkulimit të të dhënave që kemi bërë nga raporti i institutit GAP,  vetëm për mëditje, në vitin 2014, Qeveria e Kosovës ka shpenzuar 149 mijë e 473 euro.

Kur jemi tek shpenzimet për paga dhe mëditje, kemi marrë shembull vetëm Zyrën e Kryeministrit, e cila vetëm gjatë katër muajve të parë të vitit 2015 ka shpenzuar 12 milionë e 700 mijë euro. Nga këto:  4.5 milionë për paga dhe mëditje, 3.5 milionë në shpenzime kapitale, 3 milionë euro për mallra dhe shërbime si dhe 1.5 milionë euro për subvencione dhe transfere.

Nuk ka llogaridhënie për paratë e taksapaguesve

Publicisti Ramiz Boja, ka thënë për tesheshi.com se të gjitha Qeveritë në Kosovë që nga paslufta e janë nënshtruar lukseve marramendëse, duke shpërdoruar tej mase paranë publike. Sipas tij, kjo kulturë e shpërdorimit të parasë publike vjen si rrjedhojë e mentalitetit korruptiv, nga një klasë elite e cila nuk njeh parime e përgjegjësi për të qeverisur në mënyrë të ndërgjegjshme, por vetëm për t’u dukur sa më hijerëndë, autokratë e të paprekshëm.
zyra e kryeministrit
“Vet numri kaq i madh i veturave, si dhe mbipopullimi me ministri të panevojshme, e bënë Qeverinë e Kosovës dhe në përgjithësi administratën publike, një ‘fabrikë’ rehabilitimi-punësimi për militantët e grupimeve politike, e jo një shërbyes të denjët për nevojat e shtetit e të qytetarëve. Gjithashtu, dështimi i segmenteve të drejtësisë, ka bërë qe qeveritarët tanë, dhe jo vetëm të këtij rangu, qe të ndihen tejet komod në zhvatjen e parasë publike dhe në keqpërdorimin e fondeve, duke keqtrajtuar në të gjitha format paranë publike, taksapagues të të cilëve jemi edhe ne”, thotë Boja.

Ai thotë se duke u nisur edhe nga raportet e përditshme të keqpërdorimit të veturave, telefonave, derivateve, dreka e darka të shtrenjta, e shumë keqpërdorime tjera nga zyrtarë të lartë qeveritarë, dëshmon se ne kemi një klasë udhëheqëse e cila pushtetin nuk e cilëson si përgjegjësi për të bashkëqeverisur me interesat qytetare, por për t’u pasuruar në kurriz të tij.

Boja thotë se qeverisja e politika janë bërë mjete për të vjedhur e për t’u pasuruar e jo për të zhvilluar vendin dhe se prandaj, duhet të kërkohet një reformatizim i përgjithshëm i këtij sistemi, ndëshkimin e grupeve të korruptuara e të kriminalizuara, për të zgjedhur një elitë më të përgjegjshme.

“Qytetarët duhet ta konvertojnë votën e tyre në interesat e veta zhvillimore, e jo ta shesin atë lirë, e për njerëzit e korruptuar, matrapazët, militantët e hajdutët, të cilët ende i biejnë trumbetës së patriotëve të maskuar”, theksoi Boja.

Ndërsa, analisti Armend Muja ka thënë për tesheshi.com se shpenzimet a paarsyeshme duhet të evitohen, por gjithashtu dhe të kritikohen nga qytetarët, shoqëria civile dhe mediat, kur ka harxhime të shumta për vetura, dreka, darka etj.

“Efiçenca e shpenzimeve qeveritare duhet të jetë cak në vete. Sidoqoftë, humbjet më të mëdha në aspektin ekonomik e social nuk gjenden aty, mirëpo tek (a) investimet e gabuara dhe (b) ekonomia informale. Qeveria aktuale ka ndërmarrë disa hapa që megjithatë janë në drejtimin e duhur si në këtë aspekt ashtu edhe në luftimin e evazionit fiskal. Si konkluzion, ajo çfarë ka rëndësi është që ne si shoqëri duhet të vetëdijesohemi si për obligimet tona ndaj të mirës së përbashkët përmes shlyerjes së borxheve ashtu edhe me llogaridhënien për shpenzimet e taksapaguesve”, thotë Muja. /tesheshi.com/

Related Posts

Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?
Europa

Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

19/05/2025
Ideja e panjohur e një shteti hebre në Shqipëri
Kryesore

Ideja e panjohur e një shteti hebre në Shqipëri

19/05/2025
Diplomaci me duar: beteja e heshtur Macron-Erdogan në Tiranë
Diplomaci

Diplomaci me duar: beteja e heshtur Macron-Erdogan në Tiranë

18/05/2025
Next Post
Vuçiç: Do ta ndryshojmë Kushtetutën, jo për shkak të Kosovës

Pritja e Vuçiç, jo në shesh por tek "Pallati i Brigadave" larg publikut

Mesazh kërcënues Saimir Tahirit: Nëse merresh me familjen Gjuta, do ta pësosh

Mesazh kërcënues Saimir Tahirit: Nëse merresh me familjen Gjuta, do ta pësosh

Vjosa Osmani: Unë, kryetarja e re e LDK-së

Vjosa Osmani: Unë, kryetarja e re e LDK-së

TË FUNDIT

  • Të fundit
Vetëvrasja e një të burgosuri në Fushë Krujë, si dëshmi e një padrejtësie shtetërore

Vetëvrasja e një të burgosuri në Fushë Krujë, si dëshmi e një padrejtësie shtetërore

19/05/2025
Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

19/05/2025
Gjukanoviç: Situata në rajon, më e keqe se dhjetë vjet më pare

Gjukanoviç: Situata në rajon, më e keqe se dhjetë vjet më pare

19/05/2025
Cilat janë gratë që kanë privilegjin të veshin të bardha para Papës?

Cilat janë gratë që kanë privilegjin të veshin të bardha para Papës?

19/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni