Me të përfunduar seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës, kryeministri i Kosovës Isa Mustafa ka thirrur mbledhjen e Qeverisë.
Në këtë mbledhje Qeveria ka miratuar projektligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar si dhe Projektligjin për mbrojtjen juridike dhe mbështetjen financiare të personave të akuzuar potencial në proceset gjyqësore pranë dhomave të specializuara.
Që të dy projektligjet pritet që sonte të shkojnë me procedurë të shpejtë në Kuvendin e Kosovës.
Ndërsa projektligjin për shpenzime e ka votuar kundër vetëm Branimir Stojanoviq. /tesheshi.com/