Qeverisa e Kosovës ndau sot një shumë për promovimin e filmit “Shok”që është nominuar për çmimin Oscar. Këtë e ka bërë të ditur përmes rrjetit social Facebook, Sokol Havolli, shefi i kabinetit të kryeministrit Mustafa.
“Sot në mbledhjen e 72 të Qeverisë së Kosovës u ndanë 70.000 Euro për promovimin e filmit SHOK në Oscar!”, ka shkruar Havolli.
Këtë e ka konfirmuar edhe Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve të Kosovës.
Filmi “Shok”, me hyrjen e tij në konkurimet për “Oskar”, është konsideruar si ngjarja më e madhe pas Pavarësisë, edhe pse i përket sferës së zhvillimeve kulturore.
Ndërkaq, ky është pa dyshim një eveniment historik me përmasa mbarëkombëtare, pasi për herë të parë një film shqiptar shkon në “Oskar”-in e famshëm të çmimeve të Kinemasë botërore. /tesheshi.com/
/tesheshi.com