Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Qeveria e Kosovës, asnjë kërkesë në KFOR për rivarrosjen e Isës në Boletin

by te Sheshi
22/05/2015
in Artikuj të përzgjedhur, Kryesore
Reading Time: 4 mins read
A A
Qeveria e Kosovës, asnjë kërkesë në KFOR për rivarrosjen e Isës në Boletin

Institucionet Qendrore të Kosovës deri më sot asnjëherë nuk i kanë bërë kërkesë zyrtarë KFOR-it, për lejimin e togës së nderit të FSK-së që të shoqërojë rivarrimin e Heroit dhe Gjeneralit të pavarësisë së Shqipërisë, Isa Boletinit me bashkëluftëtarët e tij.

Pas pështjellimit që është bërë me vend- rivarrimin e Isa Boletinit, askush nga institucionet dhe familjarët e Isës, nuk e dinë se si do të shkojë ceremonia e rivarrimit.  Një gjë është e sigurt, kanë thënë institucionet komunale në Mitrovicës, se Isa Boletini dhe bashkëluftëtarët e tij do të rivarrosen në Boletin, me apo pa Qeverinë e Kosovës dhe Shqipërisë.

Si duket për momentin toga e nderit e FSK-së, nuk do ta shoqërojë Gjeneralin e Pavarësisë së Shqipërisë dhe Heroin Kombëtar Isa Boletinin për në pushimin e tij të përjetshëm në Kullën e tij në fshatin e lindjes dhe atë me fajin e Institucioneve të Kosovës.

Portali ‘Tesheshi’ i ka adresuar pyetje me email, pqendrës së shtypit të KFOR-it në Prishtinë, se a ka marrë KFOR-i ndonjë kërkesë zyrtare nga Institucionet e Kosovës që Togu i nderit i FSK-së të shoqërojë kortezhin e Isa Boletinit në prehjen e tij të fundit në Boletin. Zyrtarë të zyrës së shtypit të KFOR-it në Prishtinë, në përgjigjen e tyre zyrtare përmes emailit i kanë thënë portalit ‘Tesheshi’ se “KFOR-i asnjëherë deri më tani nuk ka marrë asnjë kërkesë formale lidhur me rivarrosjen e Isa Boletinit”.

Në anën tjetër burime të portalit ‘Tesheshi’ nga misioni i NATO-së në Kosovë kanë theksuar se zyrtarë të Institucioneve Qendrore dhe atyre lokale të Kosovës asnjëherë nuk kanë bërë kërkesë që Toga e nderit e FSK-së të shoqërojë rivarrimin e Isa Boletinit. “FSK-ja ka dalë në veri të Mitrovicës dhe Kosovës dhe ka kryer një punë shumë të madhe dhe me rëndësi të veçantë për popullatën serbe dhe shqiptare të Mitrovicës dhe Kosovës, ka thënë burimi.

Sipas të njëjtit burim, ka qenë një klimë shumë e mirë në KFOR, pas suksesit të jashtëzakonshëm të trupave të FSK-së në kërkim të të mbyturit në lumin ‘Ibër’, me ç’rast trupat e FSK-së pa asnjë hezitim gjetën dhe nxorren dhe dy kufoma të kombësisë serbe.

“Nëse institucionet e Kosovës kanë dëshirë aq të madhe që në rivarrimin e eshtrave të Isa Boletnit dhe bashkëluftëtarëve të tij në Boletin të angazhohej edhe FSK-ja, së paku i kishin bërë një kërkesë formale me shkrim KFOR-it”, ka thënë burimi i portalit nga KFOR-i .

Siç duket mos dëshira e Institucioneve apo mosdija e tyre ka ekzistuar pasi që edhe nëse KFOR-i do ta kishte refuzuar daljen e togës së nderit të FSK-së në veri të Kosovës, institucionet së paku është dashur t’i drejtohen me një letër edhe Sekretarit të Përgjithshëm të Aleancës veri-atlantike NATO-së në Bruksel.

Por asnjëra nga këto nuk ka ndodhur, ka thënë burimi i portalit ‘Tesheshi’ nga selia e KFOR-it në Prishtinë. Në anën tjetër Kryetari i Komunës së Mitrovicës Agim Bahtiri, është shprehur i habitur me mungesën e kërkesës nga ana e institucioneve të Kosovës drejtuar KFOR-it për pjesëmarrje të FSK-së në rivarrimin e Isa Boletinit.

“Mua personalisht nga Institucionet qendrore të Kosovës më është thënë se po, kanë bërë kërkesë, por zyrtarisht nuk më është dhënë asgjë” ka thënë Agim Bahtiri. Ndërsa që rreth ceremonisë së rivarrimit, Bahtiri ka qenë i bindur se Isa Boletini do të rivarroset në Boletin me apo pa Institucione qendrore.

“Nëse Qeveria e Kosovës dhe Këshilli Organizativ për rivarrimin e eshtrave të Isa Boletinit nuk e kthejnë vendimin në pikën zero, pra siç ka qenë, atëherë të gjitha përgjegjësitë e rivarrimit do t’i marrë Kuvendi Komunal i Mitrovicës bashkë me familjen e Isa Boletinit, Shoqatat e UÇK-së të dala nga lufta, si dhe me të gjithë intelektualët dhe popullatën e Mitrovicës, Kosovës, Shqipërisë e duke angazhuar këtu edhe diasporën” ka thënë Bahtiri.

Por nëse vendimi kthehet në pikën zero atëherë ceremonia e rivarrimit do të fillojë siç ka qenë e paraparë, ku eshtrat e Isa Boletinit dhe bashkëluftëtarëve të tij do të nisen nga Vlora drejt Tiranës, Prizrenit, Prishtinës Skenderaj -Prekaz, Mitrovicë e Boletin.

Sipas tij, ceremonia kryesore e rivarrimit të eshtrave të Isa Boletinit dhe bashkëluftëtarëve të tij do të mbahet në Stadiumin ‘Adem Jashari’ në Mitrovicë. Ndërsa që për shkak të vendit që është në Boletin, atje do të dërgohen eshtrat Isës, të shoqëruar nga 200 veta, por e gjitha do të varët nga vendimi i Qeverisë së Kosovës dhe Këshillit Organizativ, ka preçizuar Bahtiri.

Në anën tjetër familjarë të Isa Boletinit, nuk kanë dashur të flasin për FSK-në si dhe për ceremoninë e rivarrimit me arsyetim se janë lodhur me gjithë këtë problematikë të  zvarritjes së procedurave duke ushqyer polemika të kota. “Familjarët e Isa Boletinit, janë të shokuar me atë që ndodhë rreth rivarrimit të tij” ka thënë një burimi i ‘Tesheshi’, i afërte me familjen. Sipas burimit, familjarët janë të vendosur që Isa, me apo pa ceremoni do të rivarroset në Boletin në vendlindjen dhe Kullën e tij.

Familja nuk është e njoftuar pas kësaj thyerje që ka ndodhë me ceremoninë e rivarrimit, ndërsa që eshtrat e Isa Boletinit i ka familja dhe vetëm stërnipi i tij Gazmend Boletini e di se ku janë, ndërsa që eshtrat e bashkëluftëtarëve të tjerë gjenden në Prishtinë, ka thënë burimi i afërt me familjen e Isa Boletinit.

Më 10 qershor në Boletin pritet të rivarrosen: Isa Boletini, dy djemtë e tij Halil Isa Boletini dhe Zait Isa Boletini, dy demet e vllaut të Isës, Jonuz Ahmet Boletini dhe Halit Ahmet Boletini. Pastaj dy miqtë e Isa Boletinit, Hajdar e Idriz Radishava si dhe kushëriri i Isës nga Isniqi, Misin Niman Balaj.

/tesheshi.com/

Tags: jo kerkese ne kforper ise boletininqeveria

Related Posts

Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?
Europa

Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

19/05/2025
Ideja e panjohur e një shteti hebre në Shqipëri
Kryesore

Ideja e panjohur e një shteti hebre në Shqipëri

19/05/2025
Diplomaci me duar: beteja e heshtur Macron-Erdogan në Tiranë
Diplomaci

Diplomaci me duar: beteja e heshtur Macron-Erdogan në Tiranë

18/05/2025
Next Post
Zjarr në stadiumin e Prishtinës

Zjarr në stadiumin e Prishtinës

Nga Enkel DEMI: Një çam, një grek, dhe një Nard

Nga Enkel DEMI: Një çam, një grek, dhe një Nard

Rriten për 4.5 për qind të hyrat e doganës

Rriten për 4.5 për qind të hyrat e doganës

TË FUNDIT

  • Të fundit
Vetëvrasja e një të burgosuri në Fushë Krujë, si dëshmi e një padrejtësie shtetërore

Vetëvrasja e një të burgosuri në Fushë Krujë, si dëshmi e një padrejtësie shtetërore

19/05/2025
Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

19/05/2025
Gjukanoviç: Situata në rajon, më e keqe se dhjetë vjet më pare

Gjukanoviç: Situata në rajon, më e keqe se dhjetë vjet më pare

19/05/2025
Cilat janë gratë që kanë privilegjin të veshin të bardha para Papës?

Cilat janë gratë që kanë privilegjin të veshin të bardha para Papës?

19/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni