Pas disa ditësh me rritje, çka solli alarmin për një rikthim të masave bazuar në trendin shqetësues të infektimeve dyshifrore, ka ardhur një ulje me një shifër – 6 bë 24 orë, pa asnjë befasi negative sa i përket zonave – 4 në Tiranë, 1 në Durrës e 1 në Mat.
“Aktualisht po trajtohen 28 të prekur në spitalin infektiv, nga të cilët 3 janë në terapi intensive, njëri prej tyre është i intubuar. Në 24 orët e fundit janë shëruar 5 qytetarë, duke e çuar në 877 numrin e të shëruarve. ISHP deklaron se nga fillimi i epidemisë janë kryer mbi 16 mijë testime molekulare dhe serologjike. Që nga fillimi i epidemisë janë 1143 rast e të konfirmuara. Aktualisht janë 233 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Durrës dhe Krujë”, u tha në njoftimin e përditshëm për shtyp të Ministrisë së Shëndetësisë.
Sipas autoriteteve, situata vijon të jetë e qëndrueshme, pavarësisht kurbave me ulje ngritje. /tesheshi.com/