Dy qen besnikë nuk e kanë lënë në asnjë moment vetëm pronarin e tyre, i cili u rrëzua dhe u vra në kokë pasi kishte pirë disa gota alkool. Kur erdhi ambulanca për të marrë burrin, miqtë e tij me katër putra e rrethuan atë dhe u munduan që ta mbronin, duke menduar se “burrat me të bardha” donin t’i bënin keq.
Pasi mjekët arritën ta merrnin e ta fusnin në autoambulancë, qentë refuzonin të ndaheshin nga pronari i tyre, ndaj hipën edhe ata në automjet.
Kafshët i rrinin gjatë gjithë kohës pranë pronarit, i cili dukej i hutuar. Edhe në video vihet re se ata i vijnë rrotull dhe nuk i largohen në asnjë moment./tesheshi.com/