Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Qenomania familjare në Kosovë: pse po bëhen më të dashur së fëmijët?!

by te Sheshi
29/08/2015
in Kryesore, Sociale & Shoqëri
Reading Time: 6 mins read
A A
Qenomania familjare në Kosovë: pse po bëhen më të dashur së fëmijët?!

Running dog on green grass and ball (Irish soft coated wheaten terrier)

Nga Shkëlzen Rrecaj

Një prej tendencave të fundit te ne është edhe mbajtja e kafshëve në shtëpi. Ky fenomen më tepër është i përqendruar në zonat urbane, por nuk përjashtohen edhe rrethet. Specialistët thonë se preferencat e mbajtjes së kafshëve janë nga më të ndryshmet. Në botë këto preferenca kalojnë në ekstrem, ndërsa në vendin tonë ato kufizohen kryesisht në qenë, mace, kanarina dhe papagaj. Ata që zgjedhin një gjë të tillë arsyetohen se këta ‘të dashur’ ua mundin vetminë, u japin ‘besnikëri e dashuri të pakushtëzuar’, ua zbukurojnë ambientin, ua ngrehin humorin, me ta ndihen më afër natyrës, etj.

Madje disa prej atyre që mbajnë qenë nuk bëjnë dallime mes atij dhe anëtarit të familjes. Por përveç dashurisë dhe miqësisë që u dhuron një kafshë në shtëpi, problemi qëndron edhe te kujdesi sanitar dhe kontrolli i herëpashershëm te veterineri. Edhe te ne ka legjislacion për ata që dëshirojnë të kenë kafshë shtëpie. Kafshët duhet të pajisen me certifikatë përkatëse, që tregon ligjshmërinë e mbajtjes, vendin nga ka ardhur dhe të dhënat sanitare.Labinoti

Për t’u njohur me arsyet e mbajtjes së qenve në shtëpi takuam Labinotin, i cili që nga fëmijëria kishte ëndërr të ketë një qen në shtëpi. “Që kur kam qenë fëmijë, ëndrra për të pasur një qen në shtëpi ka qenë mjaft e madhe, por fatkeqësisht asokohe ishte pothuajse e pamundur, për disa arsye, më e madhja ishte që isha akoma i vogël dhe mungesa e hapësirës që për një qen është e domosdoshme.

U rrita me dëshirën e madhe për të pasur një qen dhe mjaftoi një bisedë me prindërit që t’i bindja për ‘banorin’ më të ri në familjen tonë. Ata më blenë një qen të racës italiane, Cane Corso, që i plotësonte të gjitha preferencat të qenve.” thekson Labi për tesheshi.com. Ai po ashtu na i zbulon arsyet e mbajtjes së qenit në shtëpi dhe çfarë rëndësie ka ai për jetën e tij, “Arsyet e mbajtjes të një qeni janë të shumta.

Më kryesoret janë se qentë të bëjnë të lumtur, të bëjnë të qeshësh shumë, me një fjalë janë anti-stres. Ata gjithashtu të ndihmojnë që të jesh i shëndetshëm dhe vital. Qeni e ka vlerën e jo më pak se të një anëtari të familjes. Ai është pranë teje 24 orë në ditë. Ai të krijon ndjesinë e një shoku të ngushtë i cili është përjetësisht besnik ndaj teje, të shpreh dashurinë ndaj teje 100% të sinqertë. Ai nuk do t’ia dijë nëse je i pasur apo i varfër, i bukur apo i shëmtuar, të do ashtu siç je dhe kjo i mjafton.

Qentë janë e vetmja krijesë në botë të cilët janë në gjendje ta duan pronarin e tyre me shumë se vetën e tyre. A nuk mjafton kjo të kuptosh çfarë besnikërie dhe dashurie mund të kenë ata? Pra qentë janë shumë të vlefshëm për mua, po ashtu për familjen time, gjë të cilën e gjej shumë të vështirë ta shpreh me fjalë”, rrëfehet ai për portalin tonë.

Se sa i merr kohë kujdesi për një qen dhe sa i kushton mbajtja e një qeni një familje, ai për “tesheshi.com” u përgjigj: “Qentë kërkojnë një përkushtim mjaft të madh, pa i lënë anash edhe shpenzimet ekonomike. Për ta është e domosdoshme dhe esenciale që të kenë kohën e mjaftueshme të shëtitjes, e cila është e paraparë rreth 2-3 orë në ditë. Po ashtu ata duhet ushqyer me ushqime të posaçme të dedikuara për ta, siç janë fibrat, konservat e ndryshme me mish, etj.

Gjithashtu, janë të  nevojshme shtesat ushqimore që ndihmojnë në rritjen dhe zhvillimin e tyre siç janë vitaminat e ndryshme, kalciumi, etj. Me një fjalë, mbajtja e një qeni nuk është fare e lehtë nëse nuk e keni kohën e mjaftueshme që t’ua dedikoni atyre, në të kundërtën nëse jeni të bindur që mund t’ia kushtoni kohën që atyre i nevojitet, mbajtja e një qeni është një gjë e mrekullueshme.”

ferdi kamberi

Për të na shpjeguar në aspektin social folëm me sociologun Ma. sci. Ferdi Kamberi, i cili për portalin “tesheshi.com”. Ai shpjegon se lidhja ndërmjet njerëzve dhe kafshëve kryesisht mund të shpjegohet përmes studimeve të ndryshme. “Sot kemi të njohur një koncept me emrin “antrozoologji”, i cili ngërthen në vete një sërë shkencash: biologjinë, sociologjinë, psikologjinë, etj, që kryesisht ka të bëjë me ndërveprimet në mes të njeriut dhe kafshëve.

Për disa autorë kjo nuk është shkencë, por fushë e studimeve që kanë një rol të rëndësishëm në jetën e njeriut, sepse përmes lidhjes së njeriut me kafshët qofshin ato të shtëpisë apo të egra, ai shpreh emocione të veçanta, duke bërë kështu që edhe të kujdeset për to. Për shembull nuk janë të rralla rastet kur në Azi, Afrikë por edhe në kontinentet tjera kafshët e rralla si panda, rrëqebulli, tigrat e bardhë, ariu polar, balenat, etj, konsiderohen si një ndër speciet më të rrezikuara nga faktori njeri.

Mu për këtë shkak shumë OJQ ndërkombëtare janë themeluar që t’i mbrojnë këto kafshë në mënyrë që mos të zhduken. Njeriu si qenie – sociale – biologjike që nga krijimi i tij ka qenë i lidhur ngushtë me kafshët, madje falë “racios – arsyes” së tij ai ka arritur që disa nga to që sot ne i kemi në posedim t’i zbus, gjë që tregon qartë për lidhshmërinë emocionale në mes të njeriut dhe kafshëve.”

Kamberi tregon se mbajtja e qenve apo kafshëve në shtëpi kohëve të fundit është e vërtetë që shihet si trend në shoqëri, madje nga disa teoricientë të postmodernizmit ky trend shihet si diçka normale. “Kjo dukuri apo trend si njihet ndryshe, sidomos me mbajtjen e qenve ka qenë më shumë cilësi perëndimore për shkak të jetës individuale, dinamikës së jetës dhe shpeshherë kafshët (qentë) e kanë zëvendësuar njeriun.

Në këtë drejtim kafshët i kanë zëvendësuar fëmijët të cilët qysh herët për shkak të kulturës, normave sociale, edukatës, sistemit të jetës, por edhe faktorëve të tjerë kanë braktisur etërit e tyre. Kjo dukuri ka filluar të bëhet gjithnjë e më e përhapur edhe tek shqiptarët, si në Shqipëri, Maqedoni po ashtu edhe në Kosovë. Ekzistojnë shumë raste ku familjet e ndryshme krahas fëmijëve mbajnë në shtëpi edhe qenë të racave të ndryshme.

Mirëpo, një kategori tjetër, kryesisht persona të vetmuar, mbajnë këto kafshë si një lloj “ngushëllimi psikologjik” dhe me një fjalë ua mbushin atë zbrazëtirë të cilën mund të kishin mbushur njerëzit. Mbajtja e kafshëve në shtëpi mund të ketë edhe pasoja. Nuk janë të rralla rastet kur qentë kanë sulmuar fëmijët sidomos racat doberman apo pitbull.”

Kamberi po ashtu shpjegon arsyet e mbajtjes së kafshëve. Sipas tij arsyet dallojnë varësisht nga nevoja dhe konteksti shoqëror. “Disa mbajnë në shtëpi papagaj, të tjerët mund të mbajnë lepuj e kështu me radhë. Mirëpo, si shkaqe kryesore të mbajtjes së kafshëve janë: nevojat e njerëzve për t’ua ruajtur pasurinë apo bagëtinë, nevoja për shoqëri si rezultat i një individualizmi tejet të theksuar tek shoqëria shqiptare, mungesa e komunikimit dhe ndërveprimit me grupet shoqërore, ejxhizmi (term që përdoret nga sociologët për të përshkruar diskriminim në moshë) në këtë rast mosha e tretë ngushëllimin dhe atashimin psikologjik e gjen te kafshët, arsye tjetër mund të jetë edhe zoofilia (marrëdhëniet seksuale me kafshë) – shpeshherë njerëzit më të rëndësishëm i shohin kafshët se sa njerëzit, pastaj jeta dinamike, kohët moderne janë të karakterizuara me prani të stresit, depresion, anarki, vetmi e ankth, prandaj edhe prehjen emocionale disa e gjejnë tek kafshët. Faktorët të tjerë mund të jenë edhe përfitimet e ndryshme, shitja e tyre, shfrytëzimi i tyre për gara, etj.”

Interesimin e madh për kafshë  na e vërteton edhe vizita që i bëmë dyqanit të shitjes së kafshëve “Fauna Jonë”. Menaxheri i dyqanit tregon se qytetarët shfaqin interesim të madh për të blerë një kafshë shtëpie si qenë, mace e shpezë. Por listës së preferencave të tyre u prijnë qentë, racat si Maltezer, Bichon Frise, Gjerman Spitz, etj.

Sidoqoftë, jetojmë në një kohë kur nuk mbajmë mend të kemi jetuar ndonjëherë në mirëqenie më të lartë se tani. Fatkeqësisht, kjo mirëqenie në vend që ta na afroj me njëri-tjetrin, po na bën më egoistë e më pasiv karshi proceseve delikate në të cilat kalon shoqëria jonë. Të jetuarit me kafshë në vend të njerëzve nuk besoj që është virtyt, por përkundrazi. Zaten, a nuk është më mirë që t’i lëmë ata në zgjedhjen e tyre të natyrshme, ndërsa ne të ndjejmë më shumë për llojin tonë, të durojmë e të sakrifikojmë më tepër për njëri-tjetrin dhe vetëm kështu mund të krijojmë harmoninë njerëzore aq shumë të aspiruar nga vetë ne./tesheshi.com/

Related Posts

Vetëvrasja e një të burgosuri në Fushë Krujë, si dëshmi e një padrejtësie shtetërore
Sociale & Shoqëri

Vetëvrasja e një të burgosuri në Fushë Krujë, si dëshmi e një padrejtësie shtetërore

19/05/2025
Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?
Europa

Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

19/05/2025
Cilat janë gratë që kanë privilegjin të veshin të bardha para Papës?
Sociale & Shoqëri

Cilat janë gratë që kanë privilegjin të veshin të bardha para Papës?

19/05/2025
Next Post
Vrapoi në korsinë e gabuar, por nuk u diskualifikua…

Vrapoi në korsinë e gabuar, por nuk u diskualifikua...

Ndryshon Instagrami, tani mund të fusni edhe foto të këtij lloji

Ndryshon Instagrami, tani mund të fusni edhe foto të këtij lloji

Shefi i EULEX-it Meucci: Shoqëria kosovare është e infiltruar nga krimi i organizuar

Shefi i EULEX: fati i të pagjeturve është i rëndësisë madhore për misionin tonë

TË FUNDIT

  • Të fundit
Vetëvrasja e një të burgosuri në Fushë Krujë, si dëshmi e një padrejtësie shtetërore

Vetëvrasja e një të burgosuri në Fushë Krujë, si dëshmi e një padrejtësie shtetërore

19/05/2025
Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

19/05/2025
Gjukanoviç: Situata në rajon, më e keqe se dhjetë vjet më pare

Gjukanoviç: Situata në rajon, më e keqe se dhjetë vjet më pare

19/05/2025
Cilat janë gratë që kanë privilegjin të veshin të bardha para Papës?

Cilat janë gratë që kanë privilegjin të veshin të bardha para Papës?

19/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni