“Gjithçka që unë kërkoj për festat e fundvitit është një familje që të më dojë”; “dëshiroj një shtëpi në të cilën të mund të luaj dhe të kënaqem”; “do të doja dikë që të më përkëdhelë shumë”.
Këto janë disa nga letrat ‘e shkruara’ nga këlyshë të braktisur në kërkim të një shtëpie. Janë qenë, mace dhe një poni, të cilët nuk duan gjë tjetër këtë fundvit, veçse një pronar që të mund t’i adoptojë dhe të largohen nga shtëpia për kafshë në të cilën banojnë për momentin.
Bëhet fjalë për një fushatë sensibilizuese, e promovuar nga shoqata britanike Blue Cross, nën moton: “Nëse për festat e fundvitit mendoni të dhuroni një kafshë, drejtohuni tek streha e tyre”./tesheshi.com/