Kryeministri Rama doli në një konferencë për shtyp për një rezyme rezultatesh qeveritare e jo vetëm, duke mbajtur qëndrime dhe mbi zhvillimet e fundit në jetën politike e publike. Ndër të tjera, ai iu përgjigj dhe një pyetje gazetareske mbi një deklaratë të ardhur së fundi nga Athina, më saktë kryeministri i ri Mitzotaqiz, ku është aluduar që dhe vetë Rama mund të jetë me origjinë greke.,
“E para e punës, kam në dejet e mia një miks dhe nuk do të isha aspak i mërzitur nëse do të kisha edhe një pjesë të gjakut grek, por nuk kam asnjë qelizë, se kam pasur këtë, ndërkohë që kam ca rrjedha të tjera, ashtu sikur kam edhe rrjedha të brendshme nga Shkodra, në Mirditë në Berat, Vuno në Vlorë. Ortodoksët shqiptarë janë shqiptarë dhe grekët ortodoksë janë grekë”, tha Rama, i cili më pas sqaroi dhe qëndrimin e tij mbi raportet me fqinjin jugor.
“Gjithmonë qëllimi ka qenë marrëdhënia më të mira të mundshme.
Kemi bërë diskutime, negociata që janë cështje të së shkuarës. Me qeverinë e re duam të kemi vazhdim të dialogut për cështjet, miqësi, mirëkuptim, respekt. Është me rëndësi të intensifikojnë edhe për të vendosur pikat mbi ‘i’ për disa aspekte lidhur me të drejtat e minoritit grek në Shqipëri. Minoriteti është i shikuar si pjesë integrale e padyshim e bashkëjetesës sonë dhe pasuri”, theksoi shefi i qeverisë. /tesheshi.com/