Ish-drejtori i Byrosë për Siguri Publike në Maqedoninë Veriore, Mitko Çavkov, i akuzuar për ngjarjet e përgjakshme të 27 prillit 2017 në Kuvend, u ndalua për shkak të rrezikut për t’u arratisur, tha zyra e prokurorit publik.
“Prokuroria i ka kërkuar gjykatës që të lëshojë një urdhër-arresti për shkak të rrezikut për largim nga vendi, për t’ju shmangur përgjegjësisë penale. Ai është nën akuzë për rastin e 27 prillit, ku gjykimi do t’i bëhet në seancën e ardhshme, e cila është planifikuar tashmë”, u tha në një deklaratë për shtyp.
Siç dihet tashmë, një precedent i till aka ndodhur me ish-kryeministrin Gruevski, i cili, sapo u dënua me 2 vite burg, u arratis në Hungari ku ka marrë dhe azil politik.
Më 27 prill 2017, kur Talat Xhaferi u zgjodh kryetar i Parlamentit, aty shpërtheu një dhunë nga përkrahës të pushtetit, duke çuar në gjakosjen e Zoran Zaevit dhe Zijadin Selës.
Në atë kohë, policia arrestoi disa të dyshuar, duke përfshirë ish-ministrin e Brendshëm Mitko Çavkov. /tesheshi.com/