Biznesmeni i njohur kosovar Qazim Osmani alias Felix i cili beri për vete yjet e njohura të showbizit serb, tani ka kërkuar ta bëjë për vete vilën e diktatorit serb Millosheviç, kanë shkruar mediat serbe. transmeton agjencia e lajmeve “Presheva jonë”
Sipas mediave beogradase biznismeni kosovar Osmani ka planifikuar që të blejë një villë në Dedinje, e cila i përket Sllobodan Millosheviçit. Ai ia ka rriturr çmimin dhe është gati ta blejë atë për 3 milionë e gjysmë euro.
Qaza i shoqëruar nga ish ministri Mirkoniç Millutin ka vizituar shtëpinë luksoze të Sllobodan Millosheviçit në një përpjekje për ta blerë. Një burim ka deklaruar për agjencine e lajmeve “Presheva jonë” se “Qaza vilën e Sllobos, nëse është e mundur ta blejë, mund ta shndërrojë në muze (fotgrafish) për terrorin dhe gjenocidin serb në Kosovë.