Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

QASJE/ Shiringa e Palokës: pse debati politik ka vdekur e ai është thjesht kulturor

by te Sheshi
15/02/2019
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 4 mins read
A A
QASJE/ Shiringa e Palokës: pse debati politik ka vdekur e ai është thjesht kulturor

Akti palokian i goditjes me bojë të Ramës, sigurisht që nuk ka të bëjë me traditën e atentateve politike. Do ishte madje më “normale” që Paloka Ed të nxirrte një pistoletë nga brezi – kolegu i tij Strazimiri thuhet se mban një të tillë – e t’ja numëronte  të parit të qeverisë – gjithsesi larg qoftë të ndodhë – sepse ka diçka me burrërore në këtë rast, qoftë dhe kanunore, në përgjigje pra të një përtalljeje, se së të shkojë e mbush një shiringë me bojë e të veprojë me të, duke diktuar për veten e tij përfytyrim e një kalamani sherrxhi në parlament dhe asgjë më tepër, siç në fakt e ka.

E si i tillë pra, akti i Palokës nuk është politik, ose nuk duhet gjykuar politikisht. Nuk duhet gjykuar politikisht shumëçka prej aspektit degradues çfarë ndodh në politikën shqiptare. Prej vitit 1997 e këtej, nuk ka më debat politik por etik. Më saktë etiko-kulturor.

Dhe mund të ndodh që, politikisht të jesh me njërin krah dhe kulturalisht e etikisht me krahun tjetër. Kjo është e vetmja diferencë mes dy kahjeve politike. Politikisht, nga pikëpamja ideologjike apo botëkuptimore, nuk kanë asnjë arsye për të patur diferencë. Lënda njerëzore e dy kahjeve vjen pothuajse nga i njëjti zhguall socio-politik, komunizmi.

Me pak përjashtime, PD është një forcë që resursin e vet njerëzor, atë që i ka dhënë shpirtin, e ka të asaj kohe, pra komunizmit. Figura të pastra të së djathtës, si i ndjeri Pjetër Arbnori, Uran Butka, Jozefina Topalli e ndonjë tjetër, nuk kanë bërë ashtin e kësaj partie, profilin e saj, brumin kulturor. Ata kanë qenë protagonistë politikë në një kohë, janë histori individuale të një kohe, por nuk kanë mundur të diktojnë historinë e PD-së. Kjo e fundit ka vetëm një fytyrë dhe vetëm një histori, atë të Berishës. Çfarë është Berisha si produkt njerëzor, si formim, si karakter, si trend jete, është PD. Dhe është thjesht kulturore kjo e aspak politike.

Politikisht, Berisha është i “dënuar” për të qenë komunist, e jo thjesht nga fakti se ka qenë i tillë dhe vjen si i tillë në politikë. Tabani social i kohës kur erdhi në këtë botë, nga erdhi, pra ku u “ngjiz” dhe ç’formim morri, ka qenë politikisht tipik komunist dhe këtu mbyllet debati politik. Ai që mbetet dhe që duhet të jetë dominant është thjesht etik e kulturor. Në këtë pikë ka dallime mes dy kahjeve, e kjo për shkak të një pangjashmërie në lidership pas viteve ’90-ës e këtej, por sidomos pas ’97-ës e këtej.

Më qartë, edhe pse Nano e Berisha vinin nga i njëjti kamp ideologjik – demokrati me më shumë vite se socialisti në radhët e PP-së –  kulturalisht kishin një diferencë që bënte mu. Ti mund të mos ishte me Nanon politikisht, mund ta konsideroje një qeveritar të keq e të korruptuar, por nga pikëpamja etike ishte mëse i pranueshëm dhe i referueshëm. Periudha e KPD-së, më e nxehta në PS në kohën e tij, ofroi një Nano ironik, thumbues, sarkastik, por kurrë fyes, rrugaçëror apo halabak. Edhe në përplasje me Ramën, njëri ka shpotitur tjetrin me “thonj të paprerë” – është metaforë mu pse janë zgjedhur thonjtë si element –  e tjetri atë të Robert çamçkakëzit si personazh filmi. Dhe ky është një limit. Më tej nuk ka.

Te ligjërimi i lidershipit të PD sot, por dhe në çdo kohë, problemi më i madh është limiti, pra nëse ka dhe ku gjendet ai. Pas Nanos vjen Rama, sërish një produkt socio-kulturor komplet tjetër, rritur në tjetër zhguall, me tjetër trend jetësor, tjetër profil publik, tjetër shije, tjetër temperament, nga ai i Berishës po se po, por dhe nga ai Nanos, ama duke qenë afër këtij të fundit në konstanten e etikës. Në këtë pikë, ata nuk kanë patur diferencë. Madje është kjo pikë që i bashkoi në një moment edhe politik. PD ec në të njëjtën linjë por në kahje të kundërt.

Vështroni Bashën; kulturalisht është një dramë. Dhe mu pse është i tillë ai sot është në krye të PD. Asnjë emër në këtë parti që ka patur një profil të lartë kulturor dhe etik, me shumë pak përjashtime nuk ka qenë zë qëndror, zë me peshë, zë me rol themelues të një etike të re politike. Disa emra me profil publik të pëlqyeshëm nga pikëpamja kulturore si Halim Kosova, Romeo Gurakuqi, Valentina Duka, janë aq perifërike e aq të pandjeshëm sa nuk dihet nëse do lënë një gjurmë si në PD e si në politikën shqiptare. Edhe në daçin nuk i lë kush. Paloka, njeriu që më shumë se 25 vite në politikë ka në CV-në e protagonizmit dhe profilit të tij vetëm sherre, e që ka nga pikëpamja e ligjërimit politik është një katastrofë, është nr.2 i PD-së.

Edhe njëherë: debati politik ka vdekur, ai është vetëm kulturor. Eshtë Paloka që na e rimundëson ta kuptojmë këtë gjë. Berisha na e ka mundësuar me kohë! /tesheshi.com/   

Related Posts

Rezultatet e një telefonate të paralajmëruar
Gjeopolitikë

Rezultatet e një telefonate të paralajmëruar

19/05/2025
Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?
Europa

Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

19/05/2025
A mund të jetë ky doktori i ri në krye të PD-së?
Politikë

A mund të jetë ky doktori i ri në krye të PD-së?

19/05/2025
Next Post
I dhanë liri Dritan Dajtit, kontroll blic në shtëpitë e tre gjyqtarëve

I dhanë liri Dritan Dajtit, kontroll blic në shtëpitë e tre gjyqtarëve

Amazon tërhiqet nga plani i një selie të re në Nju Jork

Amazon tërhiqet nga plani i një selie të re në Nju Jork

Shkupi informon organizatat ndërkombëtare për emrin e ri: quhemi Maqedoni Veriore

Shkupi informon organizatat ndërkombëtare për emrin e ri: quhemi Maqedoni Veriore

TË FUNDIT

  • Të fundit
Rezultatet e një telefonate të paralajmëruar

Rezultatet e një telefonate të paralajmëruar

19/05/2025
Vetëvrasja e një të burgosuri në Fushë Krujë, si dëshmi e një padrejtësie shtetërore

Vetëvrasja e një të burgosuri në Fushë Krujë, si dëshmi e një padrejtësie shtetërore

19/05/2025
Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

19/05/2025
Gjukanoviç: Situata në rajon, më e keqe se dhjetë vjet më pare

Gjukanoviç: Situata në rajon, më e keqe se dhjetë vjet më pare

19/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni