Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Khamenei del nga “strofulla”

    Khamenei del nga “strofulla”

    Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

    Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Qartësohet misteri: media maqedonase zbardh interesat e përbashkëta të Metës me VMRO-në e Gruevskit

by te Sheshi
18/06/2017
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 3 mins read
A A
Qartësohet misteri: media maqedonase zbardh interesat e përbashkëta të Metës me VMRO-në e Gruevskit

Ra shumë në sy prania e një eksponenti të lartë të VMRO-së të Nikolla Gruevskit në mitingun e madh të LSI-së së Ilir Metës në Tiranë.

Që prej prezencës së kryetarit të bashkisë së Shkupit, Koce Trajanovski, në tubimin elektoral të LSI-së, kanë nisur të diskutohen variantet e kësaj pranie të mistershme që lidh ish-pushtetin në Maqedoni me pushtetin aktual të Tiranës, që as më shumë e as më pak pritet ta kurorëzojë pas një muaji me postin më të lartë të Republikës.

Ky diskutim po bëhet jo vetëm në Tiranë, por edhe në Shkup.

Revista e njohur maqedonase Fokus, i ka kushtuar vëmendje prezencës së Trajanovskit në mitingun e LSI-së, dhe e ka lidhur atë me përpjekjet që po bën kryetari i bashkisë së Shkupit për të marrë votat e shqiptarëve që janë pjesë e elektoratit të tij.

Dhe për këtë, eksponenti i VMRO-së ka sjellë një pakt të gatshëm: partia e Gruevskit të ndikojë që LSI-ja të marrë më 25 qershor votat e zgjedhësve maqedonas të fshatrave të bashkisë së Pustecit, në këmbim të një ndërhyrjeje të Ilir Metës te krerët e partive shqiptare në Maqedoni që Trajanovski të zgjidhet sërish.

E në fakt kjo tezë e Fokus-it nuk se është pa gjë, pasi bashkia e Pustecit mori statusin e njësisë territoriale edhe pse nuk plotëson kriterin numerik, me insistimin e Ilir Metës, i cili ka aleancë të vjetër me kryetarin e bashkisë së atyshme, Edmond Themelko.

Ky i fundit ndodhet nën hetim në Maqedoni për manipulim dhe trafik votash në favor të Nikolla Gruevskit. E nga ana tjetër Ilir Meta po lufton fort për votat e minoritetit dhe jo vetëm atij maqedonas.

Përveç Pustecit, strukturat e VMRO-së po ndikojnë edhe në Gollobordë në mënyrë që LSI të arrijë të marrë deputetin në qarkun e Dibrës, ndërkohë që në Fier, në zonën e Libofshës, eksponentët e LSI-së kanë zhvilluar takime në fshatin Rreth-Libofshë ku ndodhet një komunitet me origjinë nga Pazari i Ri apo siç quhet-Novi Pazari, që sot është territor i Serbisë.

Ambasada serbe ka investuar shumë për këtë komunitet dhe është hapur edhe një shkollë që u mëson fëmijëve serbisht.

Gjithashtu LSI po lufton fort të marrë vota edhe në zonën minoritare të qarkut Gjirokastër ku deputet ka Vangjel Tavon, i cili është gjithashtu minoritar.

Meta nga ana e tij dha një intervistë në televizionin grek, ku i bënte thirrje minoritarëve të mos votojnë për Edi Ramën pasi ai nuk do marrëdhëniet e mira me Athinën.

Duke mos pasur partinë e tyre, pra PBDNJ-në në zgjedhje, pasi Vangjel Dule përfaqësohet në listat e PD-së dhe ndodhet vetëm në qarkun Vlorë, në Gjirokastër LSI synon votat e Dropullit, që gjithashtu është bashki më vete dhe Tavo ka influencë të madhe, jo vetëm si banor i saj por edhe për lidhjet e forta që ka me drejtuesit e bashkisë së re.

Duke qenë se ndodhet nën sulmin e fortë të PS-së dhe PD-së, Meta ka nisur një lojë të fortë në këmbim të votave, duke shfrytëzuar të gjitha lidhjet e tij që ka pasur si kryeministër, ministër apo kryetar Kuvendi.

Dhe në fakt nëse LSI-së i shtohen edhe votat minoritare, ato do të jenë të vlefshme për të marrë mandate në Gjirokastër, Korçë, Dibër, Fier, Shkodër apo Kukës.

Edmond Themelko, i cili është drejtues i minoritetit maqedonas në Pustec, apo siç është quajtur gjithmonë-Liqenas, u zgjodh kryetar bashkie në vitin 2015 si përfaqësues i LSI-së.

Këtu vjen edhe shpjegimi i mbrojtjes jo të hapur por gjithsesi solide, që Ilir Meta i bëri Nikolla Gruevskit, sidomos pasi doli parti e parë në zgjedhjet e dhjetorit, duke ndërhyrë tek Ali Ahmeti që të bënte koalicion me VMRO-në.

Madje takimi i parë dhe i fundit i Ahmetit me Gruevskin u bë vetëm me insistimin e Metës, por që nuk pati aprovimin e SHBA-së e BE-së.

Një portal i njohur që qendrën e ka në Prishtinë, por që në fushatën e 25 qershorit është rreshtuar fuqishëm pro LSI-së,  doli hapur me qëndrimin për një qeveri të Gruevskit me Ali Ahmetin.

Normalisht nuk ndodhi, pasi kemi të bëjmë me një lëvizje jashtë konjukturave gjeopolitike; por tani aleanca e Ilir Metës me Gruevskin nuk është më jo-formale dhe e fshehtë; ajo ka dalë në dritë, duke shkuar drejt institucionalizimit.

Po ç’kërkon kjo aleancë dhe pse po bashkohet?

Natyrisht duhet pritur rezultati i 25 qershorit, por duket se tashmë ka një pol pushteti që është në opozitë me zhvillimet që po imponohen nga amerikanët dhe europianët.

Madje një nga gjërat që solli në Tiranë e në Shkup zyrtari i lartë i DASH-it, Hoyt Yee, ishte edhe lidhja tangente e dy segmenteve në Tiranë e në Shkup për të paguar influencën e lobimit në Uashington, natyrisht kundër ambasadorëve aktualë në Shqipëri dhe Maqedoni. /tesheshi.com/

Related Posts

Moska njohu talebanët: cilat vende mund të ndjekin?
Gjeopolitikë

Moska njohu talebanët: cilat vende mund të ndjekin?

05/07/2025
Ashura: një agjerim musliman për hebrenj të dikurshëm si palestinezët sot
Kryesore

Ashura: një agjerim musliman për hebrenj të dikurshëm si palestinezët sot

05/07/2025
Spastrimi i Bashkisë së Vlorës: pse është entuziazmuar kjo figurë e PS-së?
Politikë

Spastrimi i Bashkisë së Vlorës: pse është entuziazmuar kjo figurë e PS-së?

05/07/2025
Next Post
Ky është Islami i vërtetë: gruaja muslimane, e vetmja që i jep ndihmë një të moshuare në autobus

Ky është Islami i vërtetë: gruaja muslimane, e vetmja që i jep ndihmë një të moshuare në autobus

Parma nis të mëkëmbet, ngjitet në Serinë B

Parma nis të mëkëmbet, ngjitet në Serinë B

Francezët përsëri në kutitë e votimit, në raundin e dytë të zgjedhjeve parlamentare

Francezët përsëri në kutitë e votimit, në raundin e dytë të zgjedhjeve parlamentare

TË FUNDIT

  • Të fundit
Khamenei del nga “strofulla”

Khamenei del nga “strofulla”

05/07/2025
Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

05/07/2025
Moska njohu talebanët: cilat vende mund të ndjekin?

Moska njohu talebanët: cilat vende mund të ndjekin?

05/07/2025
Gjashtë dekada Scorpions: a ishte CIA pas grupit të famshëm gjerman?

Gjashtë dekada Scorpions: a ishte CIA pas grupit të famshëm gjerman?

05/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni