Dy ditë pas marrëveshjes për rinisjen e fluturimeve ajrore mes Prishtinës dhe Beogradit, njeriu që e bëri të mundur këtë akt, i Dërguari i Trump-it për Dialogun, ambasadori Richard Grenell, ishte në Prishtinë ku shpalosi vizionin amerikan mbi të ardhmen e Kosovës.
“Njerëzit e Kosovës meritojnë të kenë vende të reja të punës dhe të ardhme të ndritshme. Çfarë dua të bëjë unë që të merremi me të gjitha këto çështje të bllokuara që kanë ndikim ekonomik të zgjidhen. Duam të shtyjmë të dy qeveritë dhe liderët në Kosovë dhe Serbi – dhe t’u themi që të shikojnë njerëzit, filloni me hapjen e vendeve të punës.
Për këtë jam këtu dhe nuk të përfshihem në debatin politik, sepse kjo na lë mbrapa”, tha i besuari i presidentit amerikan, për të çuar përpara dialogun e ngecur, deri te arritja e marrëveshjes së synuar.
“Presidenti Trump ka qenë i fokusuar për të zgjidhur problemet, jo duke shikuar mbrapa. Ne duam të bëjmë progres në rajon, Kosovë, Serbi, në aspektin ekonomik. Të rinjtë duan punë”, tha Grenell.
Por më sinjifikativ në mesazhet e Grenellit, ishte ajo për heqjen e taksës, duke dhënë të kuptuar se ky është synimi më i afërt i administratës Trump.
Pas një darke pune me Presidentin Thaçi, i Dërguari i Trump-it shkroi në Tëitter.
“Falemnderit president! Ne duhet të bëjmë progres, që përfshin edhe heqjen e taksës”.
Ndërkohë, orë para kësaj deklarate, kryeministri në ikje Ramush Haradinaj, tha se rikthimi i linjës ajrore Prishtinë – Beograd, nuk e zhbën taksën. /tesheshi.com/