E përditshmja shqiptare, Panorama Sport, publikon pyetjet të cilat i janë bërë gjyqtarit Martin Atkinson në seancën gjyqësore të Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv në Tiranë.
U komunikuat futbollistëve të Shqipërisë së ndeshja mund të vazhdohej në kushte të pranueshme sigurie dhe se ata duhet të riktheheshin në fushë?
I pyeta nëse ata mund të vazhdonin lojën dhe më komunikuan se nuk ishin në gjendje për ta bërë një gjë të tillë.
I ratë bilbilit në tunel, për të njoftuar rifillimin?
Jo!
Pritët nëse një prej ekipeve do të shkonte me ju në mesin e fushës?
Shkuam në fushë së bashku me futbollistët e kombëtares së Serbisë.
Pritët 45 minutat që ekipi kundërshtar të futej?
Jo!
Mendoni se keni zbatuar procedurën me saktësi dhe urdhri për të rifilluar lojën ka qenë i qartë?
(Nuk përgjigjet) /tesheshi.com/