Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se nuk është penduar për vendimin e aneksimit të Krimesë, vend ky që rreth një vit më parë shpalli njëanësisht pavarësinë nga Ukraina. Shefi i Kremlinit bëri një analizë të pushtetit të tij 15-vjeçar gjatë intervistës për dokumentarin e një kanali televiziv rus.
Kreu i Shtetit të Federatës Ruse, Vladimir Putin, aneksimin e Krimesë nga Rusia e vlerësoi si vendosja e drejtësisë historike. “Unë mendoj se vepruam drejt, nuk jam penduar”, tha Putin, duke theksuar se banorët e Krimesë dëshironin të ishin pjesë e Rusisë.
Ai shtoi se gjatë gjithë historisë ka pasur dhe ka përpjekje për të penguar zhvillimin e Rusisë, megjithatë nuk ka asgjë për t’u shqetësuar. Vladimir Putin pretendoi gjithashtu se Krimeja nuk është një vend me rëndësi strategjike.
Por në të vërtetë Gadishulli i Krimesë mirëpret flotën ruse dhe zotëron një pozitë mjaft strategjike.