Shërbimi i inteligjencës ushtarake ukrainase pretendon se Presidenti i Rusisë shkarkoi gjeneralin Roman Berdnikov, i cili komandonte ushtrinë ruse në pjesën perëndimore të fushëbetejës.
Sipas raportimeve, gjenerali u shkarkua pas tërheqjes së ushtrisë ruse nga rajoni i Kharkiv-it, pra duke kaluar vetëm 17 ditë në atë pozicion. Arsyeja e shkarkimit janë disfatat shkatërruese që u janë shkaktuar rusëve në ofensivën e forcave ukrainase.
Ukrainasit deklarojnë gjithashtu se zëvendësuesi i Berdnikov-it është gjeneral-lejtnant Aleksander Lapin, komandant i Qendrës së Grupit të Ushtrisë, i cili tani do të marrë përgjegjësinë për komandat qendrore dhe perëndimore të ushtrisë ruse.
Burimet perëndimore pohojnë se ushtarët rusë “fjalë për fjalë u larguan nga pozicionet e tyre”, duke lënë pas edhe rrobat e tyre teksa iknin nga ushtria ukrainase që përparonte në rajonin e Kharkiv-it në veri-lindje të vendit. /tesheshi.com/