Presidenti rus ka bërë të njohur pasurinë e tij pas akuzave të dala nga “Panama Papers”.
Sipas asaj që ka deklaruar Putin, ai ka pasur një fitim prej një milion rublash (13.000) euro në vitin 2015 nga 8.9 milionë rublat, apo120.000 eurot, që merr si pagë në vit.
Siç bën të ditur agjencia ruse e lajmeve Interfaks, nga deklarata e pasurisë së Putinit mësohet se ai zotëron 1500 metra katrore terren, një apartament me sipërfaqe 77 m2, si dhe një garazh, ku mban makinën e tij “arkeologjike”, Gazin sovjetik M-21, një Lada “Niva” dhe një gomone.
Sipas The Moscow Times-it, pasuria apo fitimet e Putinit në letër kanë mbetur të njëjta që prej vitit 2014.
Por nga shpërthimi i “Panama Papers” dolën një numër i madh kompanish që i kishin fshehur të ardhurat dhe ishin të lidhura me Putinin dhe familjen e tij.
Putini i hodhi poshtë të gjitha akuzat, dhe e cilësoi gjithçka si një “provokacion”.
Deklarata zyrtare e pasurisë së presidentit rus nuk përfshin dy miliardë dollarët në pasuri të patundshme apo investime që dolën nga arkivat e kompanisë “Mossac Fonseca” në Panama. /tesheshi.com/