Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Dokumente naziste në arkivat e Gjykatës Supreme të Argjentinës

    Dokumente naziste në arkivat e Gjykatës Supreme të Argjentinës

    Fitorja e madhe e Erdoganit: s’ka më terror kurd ndaj Turqisë

    Fitorja e madhe e Erdoganit: s’ka më terror kurd ndaj Turqisë

    Dhurata e çmendur që Trump do të marrë nga arabët e Gjirit

    Dhurata e çmendur që Trump do të marrë nga arabët e Gjirit

    Orët e vështirë që e presin këtë grua…

    Orët e vështirë që e presin këtë grua…

    Armëpushimi i brishtë Indi-Pakistan, Trump ofron ndihmë

    Armëpushimi i brishtë Indi-Pakistan, Trump ofron ndihmë

    Buka “me helm” për banorët e Gazës

    Buka “me helm” për banorët e Gazës

    Në Kiev me tren: Macron, Merz, Starmer e Tusk paralajmërojnë Putinin…

    Në Kiev me tren: Macron, Merz, Starmer e Tusk paralajmërojnë Putinin…

    Përshkallëzim: Pakistani hakmerret kundër Indisë, jehonë shpërthimesh

    Përshkallëzim: Pakistani hakmerret kundër Indisë, jehonë shpërthimesh

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Pushtimi i Ukrainës: përçarja e madhe në Ortodoksinë botërore

Si po izolohet Patriarku Kiril, aleat i Putinit, bekues i luftës

by te Sheshi
15/03/2022
in Kryesore, Sociale & Shoqëri
Reading Time: 4 mins read
A A
Pushtimi i Ukrainës: përçarja e madhe në Ortodoksinë botërore

Bekimi i plotë i Patriarkut rus Kiril për pushtimin rus të Ukrainës, ka shkaktuar përçarje të madhe në kishat ortodokse, dhe një rebelim të brendshëm, i cili sipas ekspertëve është i paprecedentë, shkruan Reuters.

Kiril, 75 vjeç, një aleat i ngushtë i Putinit, e sheh luftën si një mburojë kundër Perëndimit, të cilin ai e konsideron dekadent, veçanërisht për shkak të pranimit të homoseksualitetit.

Ai dhe Putin ndajnë të njëjtin vizion të “botës ruse”, duke lidhur unitetin e pretenduar shpirtëror dhe zgjerimin territorial me pjesë të ish-Bashkimit Sovjetik, thanë ekspertët për Reuters.

Atë që Putin e sheh si një restaurim politik, Kiril e sheh si një kryqëzatë.

Por patriarku, me këtë qëndrim ka nxitur një reagim brenda vendit, si dhe midis kishave jashtë vendit, të lidhura me Patriarkanën e Moskës.

Në Rusi, rreth 300 anëtarë ortodoksë të një grupi të quajtur “Priftërinjtë rusë për paqen” kanë nënshkruar një letër që dënon “urdhrat vrasëse” të kryera në Ukrainë.

“Populli ukrainas duhet të vendosë vetë, pa presion nga Perëndimi apo Lindja, dhe jo nën kërcënimin e armëve”, thuhet në letër.

Nga 260 milionë të krishterët ortodoksë në botë, rreth 100 milionë jetojnë në Rusi dhe disa besimtarë jashtë vendit janë anëtarë të Kishës Ortodokse Ruse.

Megjithatë, lufta i përkeqësoi marrëdhëniet.

Nuk ka lutje për patriarkun

Priftërinjtë e famullisë së Shën Nikollës së Amsterdamit e ndaluan përmendjen e Kirilit në meshë.

Një peshkop rus në Evropën Perëndimore i vizitoi ata për të ndikuar në vendimin e tyre, por famullia ndërpreu lidhjet me Patriarkanën e Moskës, duke thënë se vendimi ishte një “hap i vështirë”.

“Kiril thjesht diskreditoi Kishën,” tha Taras Homukh, një lektor i lartë në teologji në Universitetin Hope të Liverpool-it.

“Më shumë njerëz duan të flasin në Rusi, por kanë frikë,” i tha ai Reuters në një intervistë telefonike.

Në Ukrainë ka rreth 30 milionë ortodoksë, të cilët janë të ndarë në tre kisha, ku  dy më të rëndësishmet janë Kisha Ortodokse Ukrainase autoqefale dhe Kisha Ortodokse Ukrainase e Patriarkanës së Moskës (MP UCC).

Kisha Ortodokse Ruse e konsideron Ukrainën jashtëzakonisht të rëndësishme sepse ajo është, sipas saj, djepi i Kievan Rus, një shtet mesjetar, sundimtari i të cilit Volodimir / Vladimir mori krishterimin nga misionarët ortodoksë bizantinë. Ukraina dhe Rusia po bëjnë gjithashtu thirrje për trashëgiminë e këtij shteti.

Mitropoliti i Kievit, Onufriy Berezovsky, i bëri thirrje Putinit që “të përfundojë menjëherë luftën vëllavrasëse”, ndërsa një tjetër metropolit i asaj kishe në varësi të Moskës, Evologij nga qyteti lindor i Sumy, u bëri thirrje priftërinjve të tij që të mos luteshin për Kirilin.

Kiril, i cili pretendon se Ukraina është një pjesë integrale e juridiksionit të tij shpirtëror, ka shkëputur tashmë lidhjet me Bartolomeun, patriarkun ekumenik të Stambollit, i cili vepron si i pari mes të barabartëve në botën ortodokse, pasi ky i fundit ka njohur Kishën Ortodokse Ukrainase autoqefale.

“Disa kisha janë aq të zemëruara me Kirilin për shkak të qëndrimit të tij ndaj luftës, saqë po përballemi me një kthesë në ortodoksinë botërore,” tha për Reuters Tamara Grdzelidze, një profesore e studimeve fetare në Universitetin Shtetëror Ilia të Gjeorgjisë dhe një ish-ambasadore e Gjeorgjisë në Vatikan.

Në një deklaratë të përbashkët, teologët ortodoksë nga institucione të tilla si Qendra për Studime të Krishtera Ortodokse në Universitetin Fordham në Nju Jork dhe Akademia e Studimeve Teologjike të Volos në Greqi dënuan ata udhëheqës të kishës që “i drejtojnë komunitetet e tyre të luten në mënyra që inkurajojnë në mënyrë aktive armiqësinë.”

Midis personaliteteve të tjera ortodokse, lufta u kritikua nga Patriarku i Aleksandrisë dhe Gjithë Afrikës, Theodore II, Patriarku rumun Daniel dhe Kryepeshkopi finlandez Leo.

Ndarja me të krishterët e tjerë

Qëndrimi i Kirilit ka krijuar gjithashtu një humnerë midis Kishës Ortodokse Ruse dhe kishave të tjera të krishtera.

Ushtruesi i detyrës së Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit Botëror të Kishave, Rev. Ian Sauca, i kërkoi Kirilit “të ndërhyjë me autoritetet për të ndaluar këtë luftë”.

Kiril u përgjigj se “forcat që e konsiderojnë hapur Rusinë armikun e tyre, i janë afruar kufijve të saj” dhe se Perëndimi është përfshirë në një “strategji gjeopolitike në shkallë të gjerë” për të dobësuar Rusinë.

Pas Revolucionit të Tetorit të vitit 1917, bolshevikët filluan likuidimin e Kishës Ortodokse Ruse. Stalini e rindërtoi atë pas pushtimit të Hitlerit në Bashkimin Sovjetik për të ngritur moralin e popullsisë.

“Putini tani po ringjall të njëjtën ide,” tha Olenka Pevnyu, një amerikane me origjinë ukrainase dhe një profesore e studimeve sllave dhe ukrainase në Kembrixh.

“Ndërsa pozicioni i Rusisë në botë dhe identiteti i Rusisë filluan të dobësohen, Putini ‘punësoi’ edhe një herë Kishën për të ndihmuar në bashkimin e popullit rus nën kontrollin e tij dhe u përpoq të lidhë popujt e shteteve të pavarura, si Ukraina me Rusinë, duke imponuar një kishë të vetme ortodokse ruse që do të mohonte çdo diversitet fetar”, tha ajo për Reuters në një intervistë telefonike.

Pozicioni i Kirilit ndryshoi gjithashtu marrëdhëniet me Vatikanin.

Në vitin 2016, Françesku u bë Papa i parë që u takua me udhëheqësin e Kishës Ortodokse Ruse që nga Skizmi i Madh, i cili e ndau krishterimin në degët lindore dhe perëndimore në vitin 1054.

Takimi i dytë që Françesku dhe Kiril thanë se dëshironin këtë vit, tani është pothuajse i pamundur, thonë ekspertët. /tesheshi.com/

Related Posts

Ekspertët: Izraeli, burimi i krizave në Lindjen e Mesme!
Analizë

Ekspertët: Izraeli, burimi i krizave në Lindjen e Mesme!

12/05/2025
A e dini se ç’lloj çorapesh veshin Papa i ri e kardinalët?
Sociale & Shoqëri

A e dini se ç’lloj çorapesh veshin Papa i ri e kardinalët?

12/05/2025
Karikatura e Trump-it drejt një “humbjeje madhështore”…
Kryesore

Karikatura e Trump-it drejt një “humbjeje madhështore”…

12/05/2025
Next Post
Në Kosovë nis përdorimi i etiketave të automjeteve

Në Kosovë nis përdorimi i etiketave të automjeteve

Kushtetetuesja: Meta, vërtet “i dehur në timon”, por jo “t’i hiqet patenta”!

Kushtetetuesja: Meta, vërtet “i dehur në timon”, por jo “t’i hiqet patenta”!

Çmimet “në qiell”, Kurti lëshon paralajmërimin

Çmimet “në qiell”, Kurti lëshon paralajmërimin

TË FUNDIT

  • Të fundit
Inzaghi, rikthimin në Serie A me flamurin palestinez

Inzaghi, rikthimin në Serie A me flamurin palestinez

12/05/2025
Ekspertët: Izraeli, burimi i krizave në Lindjen e Mesme!

Ekspertët: Izraeli, burimi i krizave në Lindjen e Mesme!

12/05/2025
A e dini se ç’lloj çorapesh veshin Papa i ri e kardinalët?

A e dini se ç’lloj çorapesh veshin Papa i ri e kardinalët?

12/05/2025
Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

12/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni