Pulat në një fermë shpezësh në Francën verilindore dyshohen se kanë mbytur një dhelpër, e cila u përpoq t’i sulmonte në kafazin e tyre.
Grabitqarja mendohet të ketë hyrë brenda kotecit të një shkolle bujqësore javën e kaluar, por që ka ngecur brenda për shkak të dyerve automatike që mbyllen kur dielli bie.
Nxënësit e shkollës Le Gros Chene në Brittany zbuluan trupin e dhelprës gjatë ecejakes së tyre për t’i kontrolluar pulat.
“Në një qoshe, gjetëm këtë dhelpër të ngordhur”, tha Pascal Daniel, drejtuesi i shkollës bujqësore, për AFP. “Kishte një instinkt të turmës dhe ata e sulmuan atë me sqepat e tyre”.
Ferma organike ku edhe ndodhi incidenti ka një kafaz që është i hapur gjatë gjithë ditës, dhe pulat kalojnë pjesën më të madhe të ditës jashtë. /tesheshi.com/