Sipas raportit të fundit nga Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit në SHBA (NTSB), rrëzimi i një helikopteri që vrau legjendën e basketbollit Kobe Bryant nuk u shkaktua për defekt të motorit.
Tragjedia ndodhi më 26 janar në kodrat pranë Kalifornisë, ku veç Bryant-it, humbi jetën dhe vajza e tij 13-vjeçare Gianna dhe pasagjerë të tjerë.
Hetimi për atë çfarë ndodhi është ende në vazhdim.
Ndërkohë, TheFlightChannel, një kanal rekreacioni i viktimave të ajrit, ka lëshuar një video ku tregon fluturimin fatal. Duhet shtuar se ky është një simulim i bazuar në deklaratat e dëshmitarëve okularë dhe raportet e policisë, mbetet gjithsesi ende një rindërtim jozyrtar. /tesheshi.com/