Legjendari Mike Tyson, 58 vjeç, u rikthye në ringun profesionist pas 21 vitesh dhe humbi.
Ai u mposht nga YouTuber-i dhe boksieri Jake Paul, 27 vjeç, me vendim unanim të gjyqtarëve, në një ndeshje kontroverse që ngjalli kureshtje, por që nuk emocionoi askënd.
“Iron Mike” është larg ditëve të tij më të mira, gjë që pritet, por të nesërmen e përballjes ai tronditi shumë me atë që shkroi në X.
“Është një nga ato situata ku humbet por gjithsesi fiton. Unë jam mirënjohës për natën e kaluar. Nuk jam penduar që hyra në ring për herë të fundit. Për pak sa nuk vdiqa në qershor. Kam pasur tetë transfuzion gjaku. Kam humbur gjysmën e gjakut im dhe 11 kilogramë në spital, ndaj më duhej të luftoja për t’u shëruar, kështu që fitova.
Dua që fëmijët e mi të më shohin duke qëndruar në këmbë dhe, duke përfunduar tetë raunde me një luftëtar të talentuar në gjysmën e moshës sime përpara një stadiumi të mbushur, është një përvojë që askush nuk ka të drejtë ta vërë në dyshim. Faleminderit të gjithëve”, ka shkruar Tyson në postim, edhe si përgjigje ndaj kritikëve për aventurën e ndërmarrë në këtë moshë.
Dhe përgjigja e Jake Paul mbërriti menjëherë:
“Të dua Mike, ka qenë një nder – ti je një frymëzim për të gjithë ne,” shkroi Paul. /tesheshi.com/
Jake Paul bows to Mike Tyson at the end of the match. #PaulTyson pic.twitter.com/FUQGZVyADQ
— Netflix (@netflix) November 16, 2024