Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Pse Rusia donte ta vriste këtë gjerman të rëndësishëm?

Plani i zbuluar nga CNN që ka tronditur politikën e Berlinit…

by te Sheshi
13/07/2024
in Bota & Rajoni, Të fundit
Reading Time: 3 mins read
A A
Pse Rusia donte ta vriste këtë gjerman të rëndësishëm?

Zbulimet nga CNN mbi një plan rus për të vrarë kreun e industrisë kryesore gjermane të armëve Rheinmetall, e cila furnizon me armë Ukrainën, po shkaktojnë bujë në Berlin.

“Ne e marrim kërcënimin e rëndësishëm nga Rusia shumë seriozisht” dhe “po marrim masa për të mbrojtur atdheun tonë,” tha të premten nga Berlini Maximilian Kahl, një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme gjermane, përgjegjës për sigurinë e brendshme dhe terrorizmin. Por ai shmangu komente të mëtejshme apo informacione të reja rreth raportit të CNN, i cili ka shkaktuar habi në botën politike të Berlinit.

Sipas rrjetit amerikan, në fillim të vitit Rusia dyshohet se kishte planifikuar vrasjen e kreut të gjigantit gjerman të industrisë së mbrojtjes Rheinmetall, Armin Papperger.

Siç vë në dukje Deutsche Welle në raportin e saj të gjerë, Rheinmetall me bazë në Dusseldorf është ndër prodhuesit dhe furnizuesit kryesorë të sistemeve të armëve për Ukrainën që nga pushtimi rus në vitin 2022. Ndër të tjera, prodhon automjete të blinduara luftarake, nga më të mirat.

Sipas raportit të CNN, autoritetet amerikane informuan autoritetet gjermane në fillim të vitit 2024 për planet e afërta ruse për të vrarë Papperger. Ata madje u gjykuan se ishin në një fazë të avancuar dhe më pas Berlini veproi për të mbrojtur kreun e industrisë së armëve. Në fakt, thuhet se nuk është një rast i izoluar, por është pjesë e një plani më të gjerë rus të kërcënimeve, madje edhe vrasjeve të drejtuesve të industrive të mbrojtjes, që mbështesin Ukrainën në të gjithë Evropën.

“Republika gjermane nuk do të lërë askënd ta lëkundë”, tha Kahl, duke theksuar se sipas informacioneve të shërbimeve sekrete dhe Shërbimit Kriminal Federal, kërcënimet ruse në tokën gjermane shtrihen në një fushë të gjerë: nga sabotazhi, spiunazhi dhe sulmet kibernetike e deri te terrorizmi shtetëror. Ai madje shtoi se kërcënimet ruse kanë për qëllim dobësimin e mbështetjes së Gjermanisë për Ukrainën, “luftën e saj mbrojtëse kundër luftës së agresionit rus”.

Tashmë në Berlin ka shumë reagime politike. “Regjimi i Putinit tani po synon edhe jetën e qytetarëve gjermanë,” tha liberali Markus Feber nga Komiteti i Mbrojtjes i Parlamentit Gjerman. Kreu i Komitetit të Punëve të Jashtme, Michael Roth, flet për “një model të shfarosjes së Ukrainës dhe të atyre që e mbështesin atë”. Megjithatë, deri më tani Rheinmetall nuk ka bërë asnjë koment.

Duke parë më nga afër profilin e industrisë gjermane të mbrojtjes në Dusseldorf, mund të kuptohet lehtësisht pse ajo është “në pikëpyetje” të shërbimeve të inteligjencës ruse dhe të Kremlinit.

Sipas një raporti të Deutsche Welle, të nënshkruar nga Dirk Kaufmann, që nga fillimi i luftës në Ukrainë, vlera e tregut të aksioneve të Rheinmetall është pesëfishuar. Kompania gjithashtu njoftoi së fundmi se kishte nënshkruar marrëveshjen më të madhe në historinë e saj me forcat e armatosura gjermane për porositë e municioneve me vlerë 8.5 miliardë euro. Këto municione janë të destinuara si për nevojat e trupave gjermane, ashtu edhe për dërgimin e një pjese të tyre në Ukrainë, Estoni, Holandë dhe Danimarkë.

Në të njëjtën kohë, industria e mbrojtjes e Dusseldorfit po investon edhe në marrëveshje të reja strategjike me industri të tjera evropiane të armatimit, si RMMV-ja çeke, e cila prodhon transportues të personelit të forcave speciale dhe ajo italiane Leonardo, e cila prodhon tanke. Armin Papperger qëndron pas këtyre partneriteteve të reja dhe ka mbrojtur vazhdimisht zhvillimin e sistemeve të reja të armëve evropiane të përbashkëta që mund të zëvendësojnë Leopard 2 ose Leclerc në të ardhmen. /tesheshi.com/

Related Posts

Gjashtë dekada Scorpions: a ishte CIA pas grupit të famshëm gjerman?
Kulturë

Gjashtë dekada Scorpions: a ishte CIA pas grupit të famshëm gjerman?

05/07/2025
Çfarë po bën ushtria e Putinit?
Bota & Rajoni

Çfarë po bën ushtria e Putinit?

05/07/2025
Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!
Lindja e Mesme

Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

05/07/2025
Next Post
The Economist: Futbolli nxit rivalitete por edhe shëron plagët e shoqërisë

The Economist: Futbolli nxit rivalitete por edhe shëron plagët e shoqërisë

Ja ç’është pabesia izraelite…

Ja ç’është pabesia izraelite…

Copëz “97”-te në Vlorë me një rebelim ndaj Policisë

Copëz “97”-te në Vlorë me një rebelim ndaj Policisë

TË FUNDIT

  • Të fundit
Gjashtë dekada Scorpions: a ishte CIA pas grupit të famshëm gjerman?

Gjashtë dekada Scorpions: a ishte CIA pas grupit të famshëm gjerman?

05/07/2025
Çfarë po bën ushtria e Putinit?

Çfarë po bën ushtria e Putinit?

05/07/2025
Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

05/07/2025
Ashura: një agjerim musliman për hebrenj të dikurshëm si palestinezët sot

Ashura: një agjerim musliman për hebrenj të dikurshëm si palestinezët sot

05/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni