Kryeministri Kurti ka dhënë një përgjigje pak të diskutueshme mbi arsyen se pëse nuk ka shkuar në Hagë për ta vizituar Hashim Thaçin, kundërshtarin e tij politik, i cili ndodhet aty me akuzë nga Specialja.
“Kam pasur ndërmend të shkoj, por nuk kam mendim aspak pozitiv për Gjykatën Speciale siç ka pasur Thaçi dhe kur kam marrë vesh që për të shkuar në Hagë duhet të mbushej një mori letrash, prandaj nuk kam shkuar. Se kjo i bie që unë duhet të pranoj Gjykatën Speciale.
Duhet t’i bëj asaj një lloj legjitimimi, ndaj nuk kam shkruar se nuk dua të nënshkruaj letra me logo të Speciales”, u arsyetua Kurti në një intervistë për Grida Dumën në Top Story.
A qëndron? Duket se po. /tesheshi.com/