Përafërsisht 10,000 qytetarë protestuan në Budapest kundër kryeministrit Viktor Orban, për të kundërshtuar një ligj të ri pune, si dhe autoritarizmin e pretenduar të tij.
Protestat titullohej “Gëzuar Krishtlindjet, zoti Kryeministër”, e organizuar nga parti të majta, grupe studentësh dhe qytetarësh të cilët kundërshtojnë qeverinë e Viktor Orban. Protestave iu bashkuan edhe sindikatat.
Fidesz – partia e Orban, reagoi duke thënë se “se protestuesit ishin kriminelë të organizuar nga rrjeti i George Soros.”
Gjatë shëtitjes nga Sheshi i Heronjve në Parlament, protestuesit valëvitën flamujt e Bashkimit Europian dhe Hungarisë, e thirrur “Mos vidh!”.
“Qeveria injoron punëtorët tanë. Ne kemi nevojë për të ngritur zërin dhe për t’u përgjigjur”, tha Tamas Szekely, nënkryetar i Shoqatës së Sindikatave të Hungarisë.
Ligji i ri i punës lejon që punëdhënësit të kërkojnë deri në 400 orë jashtë orarit në vit, prandaj kritikët e quajnë atë “si ligj skllevërish”.
Ndërsa Orban thotë se shtesa e orëve të punës është një avantazh për ata që duan të punojnë e rrisin ekonominë. Hungaria, nën qeverisjen e Viktor Orban po përjeton një bum ekonomik, ndërsa ka probleme në sfera të tjera. /tesheshi.com/