Prokuroria e Përgjithshme ka hapur një dosje të madhe, që nëse çohet deri në fund do të jetë po aq shpërthyese sa ndëshkimi i zyrtarëve të korruptuar.
Bëhet fjalë për të tmerrshmen “dosje të pronave” ku për 20 vjet në Shqipëri janë falsifikuar dhe mbivendosur pjesa më e madhe e pronës mbi tokat bujqësore, truajve në qytete por edhe livadheve, pyejeve e zabeleve.
Kryeprokurori i Republikës Adriatik Llalla është takuar me krerët e disa institucioneve, për të diskutuar mbi çështjen e pronave, pak ditë pas prezantimit të reformës nga kryeministri Rama.
Në takim kanë qenë të pranishëm drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako; drejtoresha e Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, Sonila Qato; si dhe përfaqësues të Avokaturës së Shtetit.
Nga ky takim do të ngrihet task forca për verifikimin e pronave të përfituara me dokumente të falsifikuara. Bashkimi Europian e ka bënë si një nga kushtet kryesore që duhet të zbatojë qeveria shqiptare.
/tesheshi.com/