Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Macron nuk e do një Luftë të Tretë Botërore

    Macron nuk e do një Luftë të Tretë Botërore

    Shuhet një majtist me nam

    Shuhet një majtist me nam

    Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

    Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Dokumente naziste në arkivat e Gjykatës Supreme të Argjentinës

    Dokumente naziste në arkivat e Gjykatës Supreme të Argjentinës

    Fitorja e madhe e Erdoganit: s’ka më terror kurd ndaj Turqisë

    Fitorja e madhe e Erdoganit: s’ka më terror kurd ndaj Turqisë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Projekti i braktisur i Çausheskut: si u shndërrua plani i dështuar komunist në një park unik

by te Sheshi
15/06/2016
in Artikuj të përzgjedhur, Bota & Rajoni, Kryesore
Reading Time: 3 mins read
A A
Projekti i braktisur i Çausheskut: si u shndërrua plani i dështuar komunist në një park unik

Nuk do gjeni më shumë se një dorë njerëzish nëse vendosni të vizitoni Vakareshtin, parkun-lagunë vetëm 30 minuta në këmbë nga qendra e kryeqytetit rumun, Bukureshtit. Pothuajse askush nuk guxon të hyjë brenda në park; muri rrethues – një argjinaturë me lartësi pesë metra që izolon hapësirën e gjelbër nga qyteti që e rrethon- mbetet vendi i preferuar dhe i vetëm për vizitorët.

Nga një projekt i pambaruar i infrastrukturës ujore e braktisur në vitin 1989, Vakareshti është pushtuar nga natyra dhe jeta e egër pa ndërhyrjen e njeriut, për t’u shndërruar në një nga ekosistemet më të shumëllojshme të Rumanisë. Muajin e kaluar, pas një fushate katërvjeçare të drejtuar nga një grup i vogël, por shumë i vendosur aktivistësh të mjedisit, qeveria më në fund dha lejen për t’i dhënë statusin e zonës së mbrojtur, duke i bërë zyrtarisht 183 hektarët e Vakareshtit një nga parqet natyrore urbane më të mëdha në Europë.

Larmishmëria e peizazhit është mbresëlënëse. Caku verior është një lëndinë me bar të egër, pemë arrash, plepa dhe mështekna, por nëse futesh më thellë në park, drejt tre liqeneve të ndërlidhura në zemër të tij, bimësia bëhet më e dendur dhe më shumë si e një lagune, disa lloje shelgjesh, bar dhe zambakë uji.

Përgjatë rrugës, do të ndesheni edhe me rreth 100 lloje zogjsh që janë zbuluar në Vakaresht – nga rosat e egra e deri tek çafkat. Me pak fat, mund të shohësh edhe ndonjë breshkë apo thithlopë bark-kuqe që janë harlisur në këtë mjedis.

zogj

Si një oaz ekologjik që ndodhet në zemër të Bukureshtit, liqeni i Vakareshtit ka marrë emrin Delta pas pallateve.

Vakareshti fillimisht ishte një lagje e Bukureshtit, ndërtuar nën regjimin komunist në tokë që ishte tharë nga kënetat për të bërë vend për disa projekte gjigande arkitekturore, mes të cilave një ndërtesë të re për ministrinë  e Drejtësisë dhe Gjykatën e Lartë, si dhe një ujëmbledhës artificial, pjesë e planit ambicioz të infrastrukturës që do të lidhte Bukureshtin me lumin Danub.

Asnjë nga këto projekte nuk do të përfundohej. Në vitin 1989, revolucioni rumin rrëzoi presidentin Nikolae Çaushesku nga pushteti. Ai u ekzekutua, dhe skemat e tij grandioze u braktisën. Ndërsa liqeni ishte në një fazë të avancuar ndërtimi, një defekt madhor inxhinierik e bëri atë pothuajse të padobishëm. Dhe kjo ishte arsyeja përse Vakareshti mbeti: një liqen pa ujë, fshehur mes digave të mëdha në mes të një prej qyteteve më të populluara të Europës.

parku rumani

27 vjet më pas, Dan Bărbulescu dhe Cristian Lascu shpjegojnë arsyen e betejës së tyre për ta shndërruar Vakareshtin në një “park të mbrojtur natyror”. Gjithçka nisi në vitin 2012 kur Lascu- në atë kohë kryeredaktor i “National Geographic Romania” për 20 vjet – publikoi një artikull me titullin “Delta midis pallateve”.

Nga ana e tij, fotografi Helmut Ignat kishte shpenzuar një vit duke fotografuar jetën e egër në Vakaresht. Fotografitë e tij tregonin se natyra ishte zhvilluar në mënyrë mahnitëse në atë tokë, duke krijuar një ekosistem të pastër larmishmëria e të cilit tronditi shumë njerëz.

Ka disa vende të tilla në Bukuresht me histori të ngjashme: projekte të urdhëruara nga lideri komunist, Çaushesku që mbetën të papërfunduara pas revolucionit të vitit 1989, të rrethuara me shirita të kuq, të mbetura djerrë për shkak të konflikteve të forta pronësore dhe një mungesë interesi nga investitorët.

parku rumani 1

Familjet rome që janë strehuar në park janë shndërruar në pjesë të ekosistemit të liqenit. Duket se marrëdhënia mes atyre që jetojnë në shtëpi informale dhe aktivistëve të natyrës nuk ka qenë gjithnjë ideale, mirëpo tashmë ata janë marrë vesh për të zgjidhur problemet e veprimeve të paligjshme si prerja e pemëve apo peshkimi.

Pavarësisht suksesit të fushatës – një strategji e medias sociale që dokumentoi jetën e egër të pasur me update të përditshëm e që ka marrë mbi 60 mijë like në Facebook, ka ende punë për të bërë. Një nga detyrat është krijimi i një zone për publikun, pa dëmtuar ekosistemin apo pa humbur atë që e bën këtë vend kaq të jashtëzakonshëm.

Përgatiti: Juli Prifti – /tesheshi.com/

Related Posts

Macron nuk e do një Luftë të Tretë Botërore
Bota & Rajoni

Macron nuk e do një Luftë të Tretë Botërore

14/05/2025
Trump zemëron si demokratët ashtu edhe republikanët: “Ky mund të jetë spiunazh”
Kryesore

Trump zemëron si demokratët ashtu edhe republikanët: “Ky mund të jetë spiunazh”

14/05/2025
Shuhet një majtist me nam
Bota & Rajoni

Shuhet një majtist me nam

13/05/2025
Next Post
Europiani nis të bëhet i paparashikueshëm: surprizuese fitorja e Hungarisë dhe barazimi i Islandës

Europiani nis të bëhet i paparashikueshëm: surprizuese fitorja e Hungarisë dhe barazimi i Islandës

Obama i përgjigjet ashpër Trump-it për komentet mbi muslimanët: mendësi e rrezikshme

Obama i përgjigjet ashpër Trump-it për komentet mbi muslimanët: mendësi e rrezikshme

Disa nga vendet më të këqija për të jetuar, por që njerëzit vijojnë të jetojnë (foto)

TË FUNDIT

  • Të fundit
Strategjia e re e Trump-it për Lindjen e Mesme: largimi nga Netanyahu dhe afrimi me Erdoganin

Strategjia e re e Trump-it për Lindjen e Mesme: largimi nga Netanyahu dhe afrimi me Erdoganin

14/05/2025
Macron nuk e do një Luftë të Tretë Botërore

Macron nuk e do një Luftë të Tretë Botërore

14/05/2025
Adaptimi nga Rama i një fjale të re në shqipe: virtyt që ai nuk e ka…

Adaptimi nga Rama i një fjale të re në shqipe: virtyt që ai nuk e ka…

14/05/2025
ChatGPT, faqja e pestë më e vizituar në botë

ChatGPT, faqja e pestë më e vizituar në botë

14/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni