Programi i Lojërave Olimpike Dimërore të Pekinit 2022 do të jetë i njëjtë me ato të Sochi 2014, njoftoi të dielën Komiteti Olimpik Ndërkombëtar, gjatë mbajtjes së sesionit të 128-të në Kuala Lumpur.
Komitetit Olimpik Ndërkombëtar tha se bordi ekzekutiv mund propozimet për gara të reja sportive mund t’i paraqiten bordit ekzekutiv për t’i përfshirë në programin e Pekinit, në samitin e ardhshëm para Lojërave PyeongChang 2018.
Zëvendëskryeministrja kineze Liu Jandong drejtoi në kthim ekipin e Pekinit nga Malajzia. Pekini u zgjodh në vend të Almaty-t të Kazakistanit, si organizator i Lojërave Dimërore të vitit 2022. Pekini do të bëhet qyteti i parë që ka organizuar si lojërat verore ashtu dhe ato dimërore. /tesheshi.com/