Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Varrezat, halli më i madh i muslimanëve në Japoni

    Varrezat, halli më i madh i muslimanëve në Japoni

    BE-ja, 150 miliardë euro për të “fjetur e qetë”

    BE-ja, 150 miliardë euro për të “fjetur e qetë”

    Britma dëshpërimi në Gaza: rasti i foshnjës Nivin

    Britma dëshpërimi në Gaza: rasti i foshnjës Nivin

    Kolumnisti izraelit, komandantëve ushtarakë: Jini të guximshëm dhe ndaloni luftën!

    Kolumnisti izraelit, komandantëve ushtarakë: Jini të guximshëm dhe ndaloni luftën!

    Dekarata mizore: “Çdo foshnjë në Gaza, një armik”

    Dekarata mizore: “Çdo foshnjë në Gaza, një armik”

    Paralajmërimi kobzi për 14 mijë foshnja në Gaza

    Paralajmërimi kobzi për 14 mijë foshnja në Gaza

    Fjalim i fuqishëm mbi Gazën në Parlamentin Britanik: “Historia do t’ju gjykojë…”

    Fjalim i fuqishëm mbi Gazën në Parlamentin Britanik: “Historia do t’ju gjykojë…”

    Gëzohuni o banorë të Gazës, do të vdisni me barkun plot!

    Gëzohuni o banorë të Gazës, do të vdisni me barkun plot!

    Politikani izraelit, akuza qeverisë së Netanyahu-t: “Vrasin fëmijët e Gazës si hobi”

    Politikani izraelit, akuza qeverisë së Netanyahu-t: “Vrasin fëmijët e Gazës si hobi”

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

PROFIL/ McAllister, “Princi i kurorës” i Merkelit: kush është njeriu që mund ta nxjerrë opozitën nga çadra

by te Sheshi
24/04/2017
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 4 mins read
A A
PROFIL/ McAllister, “Princi i kurorës” i Merkelit: kush është njeriu që mund ta nxjerrë opozitën nga çadra

Kush është njeriu që mbërrin të martën në Tiranë me misionin për të përarfruar palët? I lindur në Berlin me një baba skocez, pse europarlamentari, që pritet të jetë kancelari i ardhshëm i Gjermanisë, e ka Ballkanin dhe Shqipërinë në krye të axhendës së tij…

Burri me kostum elegant përshëndeti turmën që thërriste “Mac” dhe ndau një buzëqeshje enigmatike me kancelaren Angela Merkel në konferencën e CDU-së duke lënë të kuptohej qartë se ai ishte vizioni i së ardhmes për gjermanët. David McAllister është “princi i kurorës” së Merkel shkruajnë gazetat angleze (The Guardian, The Telegraph) për të cilat politikani 46-vjeçar gjerman ka një tërheqje të veçantë për shkak të origjinës së tij.

McAllister mbërrin në Tiranë të hënën në mbrëmje me një mision të vështirë: të zgjidhë situatën konfliktuale mes forcave kryesore politike. Pas disa takimeve në Bruksel me ish-ministren e Integrimit, deputeten e PD-së Majlinda Bregu, besohet se i dërguari i Merkelit dhe i PPE-së vjen me një platformë konkrete për Lulzim Bashën dhe Edi Ramën. Synimi është që të nxirret PD-ja nga çadra dhe të kthehet në Kuvend dhe në zgjedhje. I kujdesshëm dhe fitimtar në çdo lëvizje që ka bërë në karrierën e tij, shpresat janë që negociatat e tij të dalin me sukses.

Anglezi i vogël i Berlinit

David është i biri i një kapiteni të ushtrisë britanike në kohën e luftës dhe i një mësueseje gjermane. Ai është i pari shtetas gjermano-britanik pretendent për detyrën më të lartë publike në Gjermani. I njohur me pseudonimin “Mac” – mbiemri i tij skocez ende nuk shqiptohet siç duhet nga gjermanët – kjo se ndalon të jetë një nga politikanët e preferuar dhe të shihet si pasardhësi i sigurt i Merkel në Bashkimin Kristian-Demokrat (CDU), ku është anëtarësuar që kur ishte një djalë i ri.

Fëmijëria e tij mund të përshkruhet me togfjalëshin “anglezi i vogël”. “Kam pasur një edukim britanik në mes të Berlinit Perëndimor, kemi pasur autobusë britanikë, vishnim uniformë në shkollë dhe flisnim anglisht në shtëpi. Babai im sillte gazetat angleze në shtëpi dhe dëgjonim radion e forcave britanike”- tregon ai. McAllister e përshkruan “kthimin në gjerman” në moshën 8 vjeç, kur prindërit vendosën të qëndronin në Gjermani dhe ai u fut në një shkollë gjermane. Më vonë kreu shërbimin ushtarak në ushtrinë gjermane, por vijon të mbajë të dyja pasaportat, gjermane dhe britanike. Ai pranon se britanizmi i tij ka mbetur një pjesë e rëndësishme e identitetit të tij, veçanërisht humori, “një dozë, e cila do të ishte e mirë për politikën gjermane”.

Ndryshe nga shumë kolegë të tij të CDU-së, ai qëndron në kontakt me konservatorët britanikë. Sikurse dikush që ka një sy në të dyja sistemet ai e di se “dallimet ideologjike midis partive, më të fuqishmet në Europë, janë të mëdha”.

Nga politika gjermane në atë europiane

Me profesion avokat, McAllister ka pasur një karrierë të shkëlqyer në politikën gjermane para se të vendoste të kandidonte për Parlamentin Europian. Në vitin 2016 ai tha se e shikonte të ardhmen e tij në politikën europiane dhe vetëm një vit më pas u emërua kryetar i Komisionit të Politikës së Jashtme të Parlamentit Europian, shkurt 2017.

McAllister vazhdon të jetë një zë me rëndësi në CDU ku mban postin e zv/kryetarit dhe gjithashtu është nënkryetar i Partive Popullore Europiane ku bën pjesë edhe Partia Demokratike e Shqipërisë.

Para se të niste udhëtimin në PE ai ka qenë kryeministër i shtetit të Saksonisë së Ulët 2010-2013, ku pasoi Christian Wulff, i cili u zgjodh president i Gjermanisë.

Negociatori i caktuar nga PPE për të zgjidhur ngërçin shqiptar nuk është një europarlamentar i thjeshtë që vjen në Tiranë për të dështuar. McAllister është një nga zërat më të fortë në institucionet e BE-së dhe emri i tij shihet si presidenti i ardhshëm i Komisionit Europian.

Ballkani, si vokacion kryesor

Ka vetëm dy muaj që ka marrë detyrën si kreu i Komisionit të Politikës së Jashtme të Parlamentit Europian; por politikani gjerman McAllister e ka të qartë se ku qëndron “thembra e Akilit” për Europën: është Ballkani dhe ndikimi rus në këtë rajon të nxehtë që ka mbetur akoma jashtë dyerve të BE-së.

“Ballkani është një rajon me rrezikshmëri të lartë, ku në një kohë të shkurtër një veprim i papërgjegjshëm mund të rindezë konfliktet që besonim se i kishim tejkaluar”- shkruan ai në një artikull të botuar pak javë më parë tek “Die Welt”.

Po Shqipëria? Për të Shqipëria e ka problemin brenda vetes dhe nëse ndërton shtetin ligjor ajo është shumë afër hapjes së negociatave për anëtarësim.

“Sipas Komisionit Europian, parlamentit dhe qeverive ky vend është në rrugën e duhur. Bisedimet e anëtarësimit me Shqipërinë mund të hapen brenda 12 muajve të ardhshëm, më së voni në fillim të vitit 2018”- shkruante ai.

 Përgatiti: Ermir Hoxha – /tesheshi.com/

Related Posts

Parlamenti italian miraton “Gjadrin”
Politikë

Parlamenti italian miraton “Gjadrin”

21/05/2025
Britma dëshpërimi në Gaza: rasti i foshnjës Nivin
Kryesore

Britma dëshpërimi në Gaza: rasti i foshnjës Nivin

21/05/2025
“Natë e errët” për krimin shqiptar: kush janë 52 të arrestuar në një megaopearacion anti-drogë
Kronikë

“Natë e errët” për krimin shqiptar: kush janë 52 të arrestuar në një megaopearacion anti-drogë

21/05/2025
Next Post
Komisari Hahn reagon ndaj Ramës e Thaçit: Të papranueshme deklaratat për ndryshim kufijsh

Komisari Hahn reagon ndaj Ramës e Thaçit: Të papranueshme deklaratat për ndryshim kufijsh

Policia, padi penale ndaj deputetëve të PD-së, por nuk thotë emrat

Policia, padi penale ndaj deputetëve të PD-së, por nuk thotë emrat

Erëza që i bën vezët e skuqura perfekte

Erëza që i bën vezët e skuqura perfekte

TË FUNDIT

  • Të fundit
Parlamenti italian miraton “Gjadrin”

Parlamenti italian miraton “Gjadrin”

21/05/2025
Varrezat, halli më i madh i muslimanëve në Japoni

Varrezat, halli më i madh i muslimanëve në Japoni

21/05/2025
BE-ja, 150 miliardë euro për të “fjetur e qetë”

BE-ja, 150 miliardë euro për të “fjetur e qetë”

21/05/2025
Britma dëshpërimi në Gaza: rasti i foshnjës Nivin

Britma dëshpërimi në Gaza: rasti i foshnjës Nivin

21/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni