Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

    Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

    Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

    Khamenei del nga “strofulla”

    Khamenei del nga “strofulla”

    Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

    Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

PROFIL: Klement Zguri, ish-kryebashkiaku ortodoks i Shijakut musliman që menaxhoi zgjedhjet më të qeta në historinë shqiptare (a bën të shkarkohet?)

by te Sheshi
15/11/2017
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 4 mins read
A A
PROFIL: Klement Zguri, ish-kryebashkiaku ortodoks i Shijakut musliman që menaxhoi zgjedhjet më të qeta në historinë shqiptare (a bën të shkarkohet?)
7
SHARES

Nëse ka një mishërim adekuat marrëveshja e arritur mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës, si një produkt jo partizan, por një person që mishëron frymën e dialogut dhe e konensusit, është kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Klement Zguri, i cili tashmë kërkohet të shkarkohet si viktima më e pafajshme e dashurisë së thyer, me sebep Kapllanajn e Mallakastrës, i panjohur deri më dje.

Nëse zgjedhjet e 25 qershorit kaluan në klimën më të qetë të ndodhur ndonjëherë në historinë pluraliste të Shqipërisë, kjo erdhi edhe si pasojë e natyrës paqësore dhe jo konfliktuale të njeriut që drejtoi procesin dhe administrimin e votimit, numërimit dhe zyrtarizimin e vullnetit të shprehur nga zgjedhësit.

Siç e kemi parë në të gjithë historitë e zgjedhjeve shqiptare, një kryetar KQZ-jë “çapraz” apo inatçor, mund të minojë për një mbledhje apo për një seancë, një proces të tërë votimi, i cili është akti primar në një shtet demokratik.

Mirëpo në Shqipëri, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk është një institucion prestigjoz por një organ që delegon jo vetëm vullnetin, por edhe humorin, inatin, mërzinë, frustracionin, dyshimin, gëzimin, hidhërimin e kryetarëve të partive politike.

E mbani mend besoj të gjithë Arben Ristanin e 2009-s dhe 2011-s. Llahtara vetë!

Kush e njeh numrin dy aktual të PD-së, e di që Arbeni është një djalë qytetar dhe jo konfliktual në jetën e përditshme apo edhe në punën e tij si jurist. Madje është mjaft social. Por Ristani si kryetar i KQZ-së vizatoi në publik një panoramë me nerva të tij që zihej me “qerosin” e PS-së, Eridjan Salinjani, që donte ta nxirrte përjashta siç Jozefina bëri me Taulantin dhe Erjonin, “për zhelesh”. Sikur të gjithë procesin ta bënte mirë Ristani, vetëm me frymën e konfliktit ai minoi besimin e ndërsjelltë.

Çlirim Gjata, ish-kryetari tjetër që menaxhoi zgjedhjet lokale të vitit 2007, edhe pse dukshëm ka një simpati për të djathtën, ai është i “akullt” në gjykimin ligjor. Dhe u hoq pikërisht se në 2007-n nuk pranoi shumë nga urdhërat politikë që i vinin.

Ilirjan Celibashi, i përket brezit të Gjatës dhe Ristanit si jurist i pas ‘90-s dhe drejtoi KQZ-në në zgjedhjet e 2003-shit dhe 2005-s.

Edhe Celibashi është një ekspert i ftohtë dhe mjaft i qetë, dhe me lidhje politike në të dy krahët pasi përveçse i zgjedhur nga PS ai është një familjar i Fatmir Mediut të PR-së. Megjithatë ai nuk e mori kurrë besimin e PD-së dhe të Sali Berishës.

Vladimir Kume, kryetari i KQZ-së së vitit 1997 që menazhoi në kohë lufte e kaosi jo vetëm zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit por edhe referendumin për monarkinë, është gjithashtu një shembull pozitiv, por që kurrë nuk u kandidua më vonë. Nga PD-ja që e kishte propozuar në radhë të parë.

Megjithatë, rasti i Klement Zgurit ishte i vetmi që nuk solli asnjë kundërshtim kur pas marrëveshjes Rama-Basha kaloi nga anëtar, në kryetar të KQZ-së.

Përveç vullnetit politik të palëve, merita e qetësisë së zgjedhjeve të 25 qershorit i takon pikërisht natyrës stoike të Klement Zgurit, i cili e ka pasur si parim punë prej 17 vitesh si anëtar i pandarë i KQZ-së refuzimin e konfliktit politik.

Një natyrë jo konfliktuale, që paqen e ka luftë permanente e tij, Klement Zguri në të gjithë historikun e tij politik dhe adminitrativ ka qenë një shembull i zyrtarit që synon të zgjidhë gjithçka me qetësi dhe jo me sherr, ndryshe nga rezultantja e politikës shqiptare.

Metafora tipike e Klement Zgurit është viti 1997. Pikërisht në kulmin e situatës më konfliktuale në vend, ai, një ortodoks Shijaku zgjidhet kryetar bashkie në në zonë me thuajse 100% popullsi të besimit islam.

Klementi nuk erdhi as nga PD e as nga PS, por nga një parti politike që vinte nga e djathta tradicionale, përkatësisht e Djathta e Bashkuar Shqiptare që ishte një bashkim i Partisë së Ballit Kombëtar dhe Legalitetit.

Pas një viti, juristi Zguri u punësua nga qeveria socialiste si Inspektor i Ministrisë së Drejtësisë, post që e mbajti deri në vitin 2000. Pikërisht në këtë vit, Fatmir Mediu që kishte miqësi personale me “Klemen”, siç e thërrisnin të gjithë, propozohet si përfaqësues i PR-së në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Prej vitit 2000, Zguri nuk ka lëvizur nga KQZ. Edhe kur PD ka dashur të vendosë një nga “skifterët” e saj, ka ndërhyrë Mediu tek Doktori duke i thënë se më shumë na shërben Klementi me butësinë e tij se askush tjetër.

Në zgjedhjet e vitit 2001, Klement Zguri luajti një rol aktiv në shumë ankimime të opozitës, dukë sjellë si pasojë rivotimin apo dërgimin në Kushtetuese të rezultateve për zonat zgjehore. Atëherë deputetët zgjidheshin direkt sipas një sistemi mazhoritar. Edhe pse kishte 18 vjet eksperiencë në KQZ, Klement Zguri asnjëherë nuk provoi një rol të dorës së parë drejtues. Gjë që i erdhi shansi më 25 qershor.

Pikërisht këto zgjedhje janë në një farë mënyre “të dala nga dora” e Klementit. Një klimë e paqtë, një KQZ që diskutonte me procedura deri në insistimin për vendim konsensual. Asnjëherë në mbedhjet direkte nuk pati përplasje. KQZ-ja në këto zgjedhje nuk u bë asnjëherë “lajm”. E në fakt ashtu duhet të jetë, KQZ duhet të jetë vulë dhe procedurë, jo ushqim për mediat.

Në 25 qershor, Edi Rama mori edhe mandatin ndoshta më të plotë të historisë së tij, votat për të qeverisur i vetëm për 4 vjet, por më e rëndësishmja pa asnjë kontestim zyrtar të opzotës gjë që s’kishte ndodhur asnjëherë.

Dhe merita për këtë i takon edhe Klement Zgurit, që ka shumë gjasa që të ketë marrë antipatinë e “skifterëve” të PD-së, por që kush e njeh juristin shijakas e di që atij pak i intereson kjo pjesë. Pra, pastërtia e fitores së 25 qershorit për Edi Ramën ndoshta ishte më e rëndësishme sesa rezultati final. Ndaj kërkesa për shkarkim duket si alogjike, përveç të tjerave.

Madje Zguri vendosi edhe një precedent që mund të shërbejë edhe në të ardhmen, që opozita duhet të drejtojë Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Mjafton që zyrtari të plotësojë një kusht: të jetë alteregoja e Klement Zgurit! /tesheshi.com/

Related Posts

Erdogan, sërish në timon
Politikë

Erdogan, sërish në timon

06/07/2025
Si lidhen sulmet izraelite ndaj Iranit me krizën e mbrojtjes ukrainase
Gjeopolitikë

Si lidhen sulmet izraelite ndaj Iranit me krizën e mbrojtjes ukrainase

06/07/2025
Ku bashkohen e ku ndahen këto dy socialistë?
Politikë

Ku bashkohen e ku ndahen këto dy socialistë?

06/07/2025
Next Post
Efekti FBI: kapet grupi i parë kriminal me “të fortë” nga Fieri e Shijaku

Efekti FBI: kapet grupi i parë kriminal me “të fortë” nga Fieri e Shijaku

Pastroni njollat e stilolapsit nga veshjet me këto metoda efektive

Pastroni njollat e stilolapsit nga veshjet me këto metoda efektive

Rikthim i brengës siriane, Franca urdhëron Rusinë dhe Iranin: ndaloni sulmet ndaj civilëve

Rikthim i brengës siriane, Franca urdhëron Rusinë dhe Iranin: ndaloni sulmet ndaj civilëve

TË FUNDIT

  • Të fundit
Shpalosja e një vizion arsimor saudit në Tiranë

Shpalosja e një vizion arsimor saudit në Tiranë

06/07/2025
Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

06/07/2025
Erdogan, sërish në timon

Erdogan, sërish në timon

06/07/2025
Si lidhen sulmet izraelite ndaj Iranit me krizën e mbrojtjes ukrainase

Si lidhen sulmet izraelite ndaj Iranit me krizën e mbrojtjes ukrainase

06/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni