Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

PROFIL/ Arben Tafaj, kandidati i vetëm (nga rivalët aktualë) që ka fituar në Tiranë

by te Sheshi
14/04/2015
in Intervista, Kryesore
Reading Time: 5 mins read
A A
PROFIL/ Arben Tafaj, kandidati i vetëm (nga rivalët aktualë) që ka fituar në Tiranë
490
SHARES

Nga Ylli Pata

Të ulesh diku e të bisedosh shtruar me Arben Tafajn, kandidatin për kryetar të Bashkisë së Tiranës, është një “stërmundim” në vete. Telefoni s’i pushon asnjë moment, ndërkohë që në lokalin jo të zgjedhur nga ai lëvizin njerëz që e bëjnë të çohet, të hedhë batuta, t’i japë dorën e t’i përqafojë, thuajse në çdo interval normal kohe.

Kërkon ndjesë pasi ulet, rrufit çajin që thotë që i pëlqen ta pijë kur ftohet, e më pas telefoni i bie sërish. E mbyll dhe kërkon sërish ndjesë: Të çoj të lutem vetëm një sms?

Ekonomisti që mbush 55 vjeç më 6 korrik (është diplomuar në Fakultetin Ekonomik në vitin 1986), rrugëtimin për të garuar por postin më të lartë të bashkisë së madhe, atë të Tiranës, e ka me rekordet më të pasura se të gjithë rivalët e tij të shpallur e të pashpallur ende deri tani nga partitë por dhe të pavarurit. Tafaj, është realisht zyrtari i zgjedhur me votat e qytetarëve me tre mandate radhazi, ku çdo herë ka rritur me progresion votat e tij. Kryetari i njësisë bashkiake numër 8 “aventurën” politike e ka nisur në zgjedhjet e vitit 2003 ku ka fituar 4,570 vota, apo 48.65 %. Në zgjedhjet e vitit 2007 ka marrë 6,734 vota, apo 56.85 % dhe në zgjedhjet e vitit 2011, Arben Tafaj ka fituar 9,634 vota ose 59.21 %.

takim me kryetarin e bashkise se cairit shkupKryetari energjik i njësisë që përfaqëson “zemrën e Tiranës”, është një sipërmarrës i lindur që nuk ka shkelur asnjëherë në një dërrasë që ka të çara. i ka hyrë biznesit që në vitin 1991, duke punuar në prodhim, tregtim dhe shërbime, pa u zgjeruar që të kalojë “vijën e kuqe”. Karriera e Ben Tafajt (siç e thërrasin të gjithë), ka ecur inkreshendo duke u integruar në komunitet dhe mbajtur këmbët në tokë. Në operimin e tij në fushën e agrobiznesit është specializuar intensivisht në SHBA e Çeki, duke e sjellë ekspertizën më bashkohore në biznesin e tij, të cilin e ka menaxhuar gjithnjë në grup duke ruajtur profilin e mesëm.

“Sipërmarrjen e kam shikuar dhe e shikoj një angazhim që prodhon jo thjesht të ardhura, realisht vlerë të shtuar, vende punë dhe mirëqenie për të gjithë që bashëpunojmë” thotë Tafaj, i cili i njeh me detaje të gjithë njerëzit që kanë punuar dhe punojnë me të.

Më pas së bashku me disa miq të tij, drejton shoqatën “Tirana”, një grupim civil që për gjithë këto vite ka promovuar vlerat e trashëgimisë kulturore dhe asaj qytetare të qytetit, të cilën e ka shikuar dhe si një instrument për të komunikuar me shoqërinë dhe me organizma të rëndësishme homologe komunitare. Pikërisht në krye të shoqatës “Tirana”, Arben Tafaj, krijon profilin e një drejtuesi që komunikon, hedh ide, por dhe mbron me forcë vlerat e njerëzve që përfaqëson.

nga tryeza e debatit   ç'do te bejme me historine- prill  2008- organizuar nga shoqata tiranaKëtë e ka bërë edhe pasi zgjidhet si kryetar i njësisë bashkiake numër 8 me propozimin e shoqatës “Tirana”. Edhe pse nuk është bërë shumë bujë, realisht Arben Tafaj, ka qenë propozuesi dhe lobuesi direkt i ndërtimit të pedonales në rrugën “Murat Toptani”, kur dolën themelet e Kalasë së vjetër të Tiranës. Në atë kohë, Tafaj grupoi së bashku si zyrtarët e bashkisë së drejtuar nga Edi Rama dhe qeveritarët e Berishës për të ndaluar kalimin e automjeteve në një vend me trashëgimi historike për kryeqytetin. “Murat Toptani” është e vetmja rrugë në Tiranë ku nuk lejohet qarkullimi i makinave.

Teksa e pyet për sfidën që ka ndërmarrë jashtë konturit të partive të mëdha, përgjigjet qetësisht: “Shiko, unë kam qenë në të trija herët si një kandidat i pavarur nga partitë, por i mbështetur nga koalicionet e qendrës së djathtë. Ndërsa në 3 zgjedhje kam garuar bashkë me ta, sot unë konkuroj paralel, pra janë në rrugën dhe të drejtën time. Pastaj meqë po flasim për njësinë nr 8, po ju them se si territor minibashkia që drejtoj përfshin interesa të gjera, si pjesën historike me qytetarë të vjetër, pjesën me qytetarë të ardhur pas Luftës së Dytë Botërore, por edhe me qytetarë të ardhur pas viteve ’90 në zonat informale. Madje ka edhe qytetarë në margjina si pjesëtarët e komunitetit rom”.

Pas pak, Tafaj, bëhet më serioz, rregullon syzet dhe hap një dosje që e ka me vete, ku tregon një hartë të bashkisë së Tiranës me ndarjen e re: “Kemi të bëjmë me një pjesë të shtuar të bashkisë së madhe të Tiranës, për të cilën nuk po flet njeri (ish-komunat). Janë zona kaq afër Tiranës, ku mungon gjithçka, infrastruktura në radhë të parë, shërbimet e të tjera, për të cilat nuk e ka vënë njeri ujin në zjarr, e as po kujtohet”, thotë kandidati për kreun e bashkisë së kreqytetit, i cili në votimet e 21 qershorit, garon si përfaqësues i një force politike: Lëvizja Demokratike për Vlera, Mirëqenie dhe Progres(LDVMP).

fjale e Ambasadores se Shteteve te Bashkuara ne diten e  holokaustitNjë profesor universitar, i cili i bashkohet bisedës sonë, pasi ka dëgjuar një pjesë me vëmendje ndërhyn: “Bëhet fjalë për një menaxher që e njeh Tiranën si horizontalisht ashtu dhe vertikalisht. i di problemet, ka njohje si në aspektin urbanistik dhe administrues, por është ka një akses edhe në planin agroushqimor, i cili është një aset jetik për bashkinë e madhe, që duhet të nxisë prodhimin duke krijuar treg për qytetarët e saj”.

Në fund kur e pyet për votat, si instrumenti final për garën e bashkisë, Arben Tafaj, përgjigjet me profilin e një politikani me përvojë: “Unë jam këtu si produkt i votave të qytetarëve që më kanë besuar dhe i kam përfaqësuar. Kandidimi im është akti më natyral dhe dialektik në një shoqëri. Mbështetja ka ardhur duke u rritur dhe ky është një tregues për t’i hyrë një gare “fair play” dhe civile që e meriton jo vetëm Tirana, por stadi i shoqërisë sonë kur tashmë jemi vend kandidat në Bashkimin Europian”.

/tesheshi.com/

Tags: profil i arben tafajt

Related Posts

Rezultatet e një telefonate të paralajmëruar
Gjeopolitikë

Rezultatet e një telefonate të paralajmëruar

19/05/2025
Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?
Europa

Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

19/05/2025
Ideja e panjohur e një shteti hebre në Shqipëri
Kryesore

Ideja e panjohur e një shteti hebre në Shqipëri

19/05/2025
Next Post
Ja si shkelet Ligji i Punës në Kosovë (se mos vetëm ai!)

Ja si shkelet Ligji i Punës në Kosovë (se mos vetëm ai!)

Foto-album/ Rama në Emiratet e Bashkuara Arabe në vizitë zyrtare

Foto-album/ Rama në Emiratet e Bashkuara Arabe në vizitë zyrtare

I gjithë Ballkani “dyndet” në Emirate: Përveç Ramës, edhe Gjukanoviç në Abu Dhabi, madje dhe Naim Tërnava

I gjithë Ballkani "dyndet" në Emirate: Përveç Ramës, edhe Gjukanoviç në Abu Dhabi, madje dhe Naim Tërnava

TË FUNDIT

  • Të fundit
Rezultatet e një telefonate të paralajmëruar

Rezultatet e një telefonate të paralajmëruar

19/05/2025
Vetëvrasja e një të burgosuri në Fushë Krujë, si dëshmi e një padrejtësie shtetërore

Vetëvrasja e një të burgosuri në Fushë Krujë, si dëshmi e një padrejtësie shtetërore

19/05/2025
Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

19/05/2025
Gjukanoviç: Situata në rajon, më e keqe se dhjetë vjet më pare

Gjukanoviç: Situata në rajon, më e keqe se dhjetë vjet më pare

19/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni