Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Profesori maqedonas: Ja pse i dua shqiptarët…

by te Sheshi
10/03/2015
in Intervista, Kryesore
Reading Time: 5 mins read
A A
Profesori maqedonas: Ja pse i dua shqiptarët…

Bisedoi: Memedali Jusufi

Zdravko Saveski, profesor i njohur universitar, i do shumë shqiptarët. Jo se këta të fundit kanë ndonjë gjë të veçantë, porse nuk sheh arsye për t`i urryer, gjersa për bindjet e tij universale, qenia njeriu kursesi nuk mund të paragjykohet nga etnia. Bashkëjetesën mes  shqiptarëve dhe maqedonasve, ai ka dëshirë ta sheh si pasuri. Sepse për të, kështu ka qenë ndër shekuj e vite.       Për të, nacinalizmi, ngado dhe prej kujtdo të shfaqet ai, vetëm dëm u sjell popujve.                                   Në intervistën e mëposhtme, profesor Saveski, i njohur dhe si bashkëautor i librit për historinë e shqiptarëve dhe maqedonasve, flet lirshëm dhe pa asnjë autoçensurë për bindjet e tij antinacionaliste…

Si kanë qenë raportet shqiptaro-maqedonase dikur dhe si janë sot nga prizma e hulumtimeve tuaja?

Për shkak të nacionalizmit të madh dhe largimit gjithnjë e më të madh të njërit-tjetrit, pra të maqedonasve edhe të shqiptarëve, vitin e kaluar, ne të lëvizjes Solidarnost kemi shkruar libër i cili ka për qëllim që të tregojë ca të vërteta të tjera mbi raportet e bashkëjetesës mes shqiptarëve dhe maqedonasve në këto hapësira, sidomos në pjesën e parë të shek. XX.

Si qëllim kryesor kishim që të tregojmë dhe të vërtetojmë se nacionalistët (si maqedonasit ashtu edhe shqiptarët), manipulojnë kur pohojnë mes tyre ka patur vetëm urrejtje në çdo kohë. Sepse e vërteta është se ka patur dhe bashkëpunim, si në nivel të përditshmërisë në mes njerëzve të thjeshtë, ashtu edhe përmes lëvizjeve nacionalçlirimtare të të dy popujve.

Sot në masë të madhe shqiptarët dhe maqedonasit janë bërë të huaj njëri me tjetrin edhe pse jetojnë në një shtet. Megjithatë, njerëzit e thjeshtë dinë të kultivojnë miqësi të vërteta me pjesëtarë të popullit tjetër.                                    Definitivisht kjo është e pamjaftueshme, definitivisht kjo duhet të përmirësohet dhe definitivisht kjo është kryesorja dhe duhet të jetë një nga prioritetet e veprimtarisë politike.

A ka paragjykime sipas jush për këto ndodhi historike te këta dy popuj?

Po, ka paragjykime dhe njohuri të gabueshme për marrëdhëniet ne mes dy popujve gjatë historisë. Paragjykimi kryesor është ai se çdoherë jemi urrejtur. Dhe së këndejmi është e natyrshme që edhe sot e kësaj dite të urrehemi. Po jo, nuk e kemi urrejtur njëri-  tjetrin gjatë historisë dhe nuk ka arsye që sot të urrehemi. Për fat të keq, shumica e historianëve në Ballkan shkruajnë vepra me histori nacionaliste.

Dhe në këtë mënyrë e helmojnë gjeneratën e re me informata të gabueshme. Dhe të vetëdijshëm harrojnë të përmendin faktin që shkojnë në dëm të nacionalizmit të tyre duke e shtrembëruar historinë. Për shembull, gjatë luftës së dytë botërore, banorët e Velesit (që është fshat etnikisht shqiptar) dhe të Jabolloçishtës së ulët,i kanë fshehur maqedonasit partizanë nga dora fashiste bullgare, edhe pse me çmimin e rëndë të jetës së tyre, pasi i kanë parë tek i vrasin familjarët e tyre para syve. Për fat të keq, pak njerëz sot e dinë këtë në Maqedoni, pa përjashtim nëse janë shqiptarë apo maqedonas.

Ju çfarë marrëdhëniesh personale keni me shqiptarët, qofshin ata kolegë apo qytetarë të thjeshtë?

Shokë më të mire i kam në mesin e shqiptarëve. Realisht nuk i zgjodha në stilin “ja, ata janë shqiptarë”, sepse në fakt unë jam antinacionalist dhe është shumë normale kjo, pasi tek ata pashë se janë njerëz të mirë të cilët më përshtatën edhe nga mentaliteti edhe nga bindja, dhe pavarësisht dallimit etnik, ato mbetën dhe janë shokët e mi më të mirë. A mundet të paktën njëherë t’i heqim syzet tona etnike dhe te tjetri të shohim njeriun, e jo përfaqësues të ndonjë përkatësie tjetër fetare?!

Ka paragjykime por ato duhen luftuar me të gjitha mjetet, sepse sjell shumë dëme. Pastaj, paragjykimet shtrihen dhe më tej dhe jo vetëm në raportet shqiptaro-maqedonase. Përshembull, ka diskriminim ndaj romëve edhe nga shqiptarët edhe nga maqedonasit. Romët janë pakicë shumë e diskriminuar, që shihen me syrin e    moskuptimit dhe të përbuzjes.

Një gjë duhet të kuptohet, në Maqedoni e gjithandej: Derisa ne qytetarët e thjeshtë urrehemi në baza nacionale  ata politikanët nga grupe të ndryshme etnike, vetëm na vjedhin. Maqedonia është shtet më një nivel të lartë të dallimeve klasore në Evropë. Një nga shkaqet që lejuam që kjo të ndodhë, është për shkak se nuk u interesuam se si na vodhën, por u interesuam se sa keq dhe çka na bënë të tjerët.

Cilat janë përvojat tuaja me qytetarë të shteteve fqinje?

Ajo që vërtet mua më kënaq, është se kam miq nga të gjitha shtetet fqinje si Greqia, Shqipëria, Kosova, Serbia, Bullgaria etj. Me ata asnjëherë nuk kemi pasur problem qe të mos kuptohemi. Me qytetarët e thjeshtë gjithashtu.         Në Greqi, kur u thoni se jeni nga Maqedonia, krijohet pak sa një problem i vogël, por është me rëndësi që të mos përgjithësohet ky problem në bazë të një shembulli. Kam përshtypjen se ne në Ballkan, po qe se të tjerët na bëjnë dhjetë gjëra të mira dhe vetëm një të keqe, ne i përgjithësojmë në bazë të një pune të keqe.

Sa i njihni shqiptarët në Kosovë dhe Shqipëri?

Asnjëherë nuk është e mjaftueshme njohja e ndërsjelltë. Politikanë nga Kosova dhe Shqipëria nuk njoh. Por njerëz të zakonshëm po. Para ca viteve insistova të shkojmë me pushime në Shqipëri, sepse ndihesha idiot që nuk e kisha vizituar akoma vendin fqinj. Shkuam në Sarandë dhe kaluam mrekullueshëm. Njerëz mjaft të ngrohtë, një bregdet i shkëlqyeshëm. Këtë vit sërish mendojmë të shkojmë në Shqipëri dhe sërish në Sarandë, sepse përjetimet kanë qenë mjaft pozitive.

Maqedoni dhe fqinjët një vlerësim i yti?

Ballkani është një vend i çuditshëm. Është aq i vogël, ndërkohë që ka kaq shumë urrejtje. Më s`keqi qëndrojmë më fqinjët. Në vend që të bashkëpunojmë, fatkeqësisht bëjmë të kundërtën. Të gjitha shtetet ballkanike duhet t`i përmirësojnë marrëdhëniet me njëri tjetrin, për të mirën e të gjithëve. Edhe në këtë drejtim duhet shumë të punohet.

Për fund keni ndonjë porosi?

Porosia imë është që të njihemi më mirë me njëri- tjetrin. Kur nuk e njohim sa duhet, nisin paragjykimet dhe ushqehen. Por kur të njihemi më mirë, do shohin se gjërat janë mjaft të thjeshta dhe ngërçet mjaft lehtë për t`u zgjidhur. /tesheshi.com/

Related Posts

Rezultatet e një telefonate të paralajmëruar
Gjeopolitikë

Rezultatet e një telefonate të paralajmëruar

19/05/2025
Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?
Europa

Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

19/05/2025
Ideja e panjohur e një shteti hebre në Shqipëri
Kryesore

Ideja e panjohur e një shteti hebre në Shqipëri

19/05/2025
Next Post
Çështja Ruby, Berlusconi shpallet i pafajshëm, por pranohen orgjitë në Arcore

Çështja Ruby, Berlusconi shpallet i pafajshëm, por pranohen orgjitë në Arcore

Maqedoni, hyn në lojë Parlamenti Europian: Kriza zgjidhet me negociata

Maqedoni, hyn në lojë Parlamenti Europian: Kriza zgjidhet me negociata

Identifikohen dhjetëra trupa nga gjenocidi i Srebrenicës

Identifikohen dhjetëra trupa nga gjenocidi i Srebrenicës

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

TË FUNDIT

  • Të fundit
Rezultatet e një telefonate të paralajmëruar

Rezultatet e një telefonate të paralajmëruar

19/05/2025
Vetëvrasja e një të burgosuri në Fushë Krujë, si dëshmi e një padrejtësie shtetërore

Vetëvrasja e një të burgosuri në Fushë Krujë, si dëshmi e një padrejtësie shtetërore

19/05/2025
Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

19/05/2025
Gjukanoviç: Situata në rajon, më e keqe se dhjetë vjet më pare

Gjukanoviç: Situata në rajon, më e keqe se dhjetë vjet më pare

19/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni