Ndër reagimet e shumta mbi mos katëgorizimin si “akt terrorist” të vrasjes masive në Las Vegas, është dhe ai Dr.Yasir Qadhi (Jasir Kadi), i cili shërben si Dekan për Çështje Akademike në Institutin Al-Maghrib, një institucion arsimor ndërkombëtar islam me qendër në Hjuston të Teksasit. Ai gjithashtu jep mësim në Departamentin e Studimeve Fetare në Kolegjin Rhodes në Memphis, Tennessee, ku dhe banon.
Në profilin e tij në FB, ai shkruajti:
Është të vrasësh mbi 50 vetë dhe të plagosësh 450 tjerë, e që autoritetet të mjaftojnë me një pohim, brenda disa minutave dhe pa asnjë verifikim, se nuk jeni terrorist.
Është të kryesh vrasjen më të madhe në masë, në historinë e fundit amerikane, dhe të përshkruhesh si një “gjysh i pensionuar”.
Është t’u shkaktosh dhimbje dhe vuajtje të tjerëve dhe të mos shqetësohesh që as një person i vetëm i racës apo i fesë tuaj, ose i grave dhe fëmijëve tuaj, do të ballafaqohet me ndonjë reagim për shkak të krimit tuaj.
Është të vrasësh (ose përdhunosh, plaçkitësh, grabitësh ose kolonizosh …) dhe t’ia dalësh mbanë pa ngritur çështje të parëndësishme si feja, librat e shenjtë, kultura, teologjia apo ideologjia. Deri në momentin kur po publikohet ky shkrim, ende nuk kemi asnjë ide për fenë dhe besimin e vrasësit.
Është thelbësore që çdo incident i tillë të konsiderohet si një aksident fanatik dhe që jeta të vazhdojë pa ndryshuar asnjë politikë ose pa bërë asnjë thirrje për dialogje kombëtare për ligjet mbi imigracionin, tolerancën ndaj të tjerëve, pronësinë e armëve, dallimet kulturore (si kodet e veshjes), dhe lista vazhdon dhe vazhdon.
P.S Ky postim në asnjë mënyrë nuk ka për qëllim të minimizojë humbjen tragjike të jetës. Ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjet e viktimave në këtë tragjedi të tmerrshme.