Ministri i jashtëm serb Ivica Daçiç tha të premten se vendi i tij është absolutisht kundër për formimin e forcave të armatosura të Kosovës, sepse, siç tha ai, është në kundërshtim me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe për shkak se ajo kërcënon sigurinë në Kosovë.
Ai shtoi se Rezoluta 1244 parashikon vetëm KFOR-in si një forcë të armatosur dhe ka pyetur se çfarë do të bëjë Ushtria e Kosovës.
Sipas tij, NATO dhe Shtetet e Bashkuara janë duke kërkuar që formimi i forcave të armatosura të Kosovës të kryhet përmes ndryshimeve kushtetuese dhe se kjo nuk mund të ndodhë pa përfaqësuesit serbë në Kuvendin e Kosovës.
Qeveria e Kosovës miratoi të enjten një projektligj për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës – KBS në ushtrinë e Kosovës dhe e përcolli atë në Kuvend për miratim. /tesheshi.com/