Prishtina është mbushur me fletarrestet e lëshuara nga aktivistët për kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa dhe djemtë e tij.
Në fletarrestet falco thuhet se “policia e vërtetë e Kosovës” ka dhënë urdhër për arrestimin e Isa Mustafës dhe djemve të tij, pasi kjo është në të mirën e Kosovës.
Ky “urdhërarrest” mban logon e policisë së Kosovës dhe atë të ministrisë së Punëve të Brendshme.
Policia ndërkaq, thuhet se po kontrollon makinat e Vetëvendosjes për të kapur aktivistët që mendohet se kanë ngjitur nëpër shtylla e mure e kanë shpërndarë në qytet fletëarrestet. /tesheshi.com/