Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Prishtinë-Beograd: Afrohen qëndrimin për “qeverinë paralele” të serbëve në Kosovë

by te Sheshi
15/08/2015
in Politikë, Të fundit
Reading Time: 3 mins read
A A
Prishtinë-Beograd: Afrohen qëndrimin për “qeverinë paralele” të serbëve në Kosovë

Kosova dhe Serbia, pas 10 ditësh, në 25 gusht në Bruksel, në raundin e 28-të të nivelit të lartë kryeministror përsëri do kenë në tavolinë bisedimesh katër çështje të diskutuara edhe në raunde të kaluara: Parimet themelore për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, kodin telefonik, energjinë dhe urën mbi lumin Ibër në Mitrovicë.

Sipas deklaratave në qeverinë e Kosovës, për Asociacionin e komunave janë përafruar qëndrimet, jo të Statutit, por vetëm të parimeve themelore,  për kodin telefonik marrëveshja është e përfunduar praktikisht, ndërsa çështjet e marrëveshjes për energjinë dhe lidhur me urën mbi Ibër nuk janë përfunduar dhe kanë mbetur që të diskutohen në vijim.

“Ne kemi prezantuar qëndrimin tonë, që jemi për atë që të bëjmë përpjekje që këto katër marrëveshje t’i përfundojmë, dhe që si pako t’i realizojmë, natyrisht duke e nënshkruar secilën veç e veç”, ka thënë kryeministri i Kosovës,  Isa Mustafa, në mbledhjen e qeverisë, pas kthimit nga raundi i 27-të në Bruksel.

Kreu i qeverisë së Kosovës këtë e ka ritheksuar edhe në konferencën për shtyp këtë javë, duke u përgjigjur në interesimet e gazetarëve, ku ka bërë të ditur se një ditë para takimit  me kryeministrin e Serbisë do zhvillohet në Bruksel edhe një takim në nivel teknik në 24 gusht.

“Është vazhduar të punohet edhe gjatë kësaj periudhe me Brukselin, po më tepër në nivel teknik, sa i përket përafrimit të disa zgjidhjeve lidhur me Asociacionin e komunave, ka akoma çështje të hapura, dhe ne do të mundohemi që të gjitha këto çështje t’i përafrojmë”, është shprehur Mustafa të enjten në konferencë shtypi.

“Kur flitet për përafrimin, ne insitojmë në ate dhe do të qëndrojmë në mënyrë konsekuente që Asociacioni të mos ketë asnjë përgjegjësi ekzekutive dhe të mos jetë pushtet i tretë në Kosovë. Po, të gjendet mënyra se si Asociacioni do të përkrahë, do të ndihmojë zhvillimin ekonomik, kulturor, arsimor edhe zhvillimin tjetër të komunave me shumicë serbe”, ka theksuar kryeministri kosovar, Mustafa.

Në 30 qershor njoftohej se, nuk është arritur asnjë marrëveshje finale në bisedimet Kosovë-Serbi në Bruksel të raundit të 27-të në nivel të lartë kryeministror, të nisura një ditë më parë në mëngjes, e të përfunduara pas mesnate.

“Pas 16 orësh të punës ne i finalizuam dy tekste të dy marrëveshjeve – në parimet e krijimit të Asociacionit/Komunitetit me shumicë serbe në komunat e Kosovës, dhe për zbatimin e marrëveshjeve në fushën e telekomit. Marrëveshja finale politike muk ka mundur të arrihet. Tash ne do të reflektojmë në hapat e  ardhshëm”, theksohej në deklaratën e ndërmjetësueses, përfaqësueses së lartë të BE-së, Federica Mogherini.

Edhe në këtë raund, të 27-tin, Kosova dhe Serbia, me delegacionet e udhëhequra nga kryeministrat Isa Mustafa e Aleksandar Vuçiç  kanë zhvilluar dialogun për të njëjtat tema si në 23 qershor në raundin e 26-të.

Në 8 korrik, në mbledhjen e qeverisë, kryeministri i Mustafa ka thënë se në dialogun me Serbinë në Bruksel“temat të cilat tani i kemi në rend të ditës nuk janë shumë të lehta, janë tema që kërkojnë vëmendje të veçantë, sepse janë zgjidhje specifike të cilat ne nuk i kemi pasur deri më tani në Kosovë”.

Bashkësia e komunave serbe në Kosovë, renditej e para nga katër temat. Media në Serbi ka renditur të dytën energjetikën, të tretën telekomunikacionin dhe të katërtën “Parkun e paqes” siç e quajnë barrikadën në urën kryesore mbi lumin Ibër të qytetit të Mitrovicës, që ndanë veriun me shumicë serbe nga jugu me shumicë shqiptare.

Në Bruksel, kryeministrat  Isa Mustafa e Aleksandar Vuçiç të qeverive të reja të zgjedhjeve 2014 në të dy vendet, që u mbajtën më parë në Serbi e pastaj në Kosovë, do zhvillonjë takimin e pestë të tyre, ndërsa nga 27 raundet deri tash të dialogut Prishtinë-Beograd në nivel të lartë, 23 ishin mes kryeministrave të atëhershëm Hashim Thaçi e Ivica Daçiç.

Takimi i parë kryeministror në Bruksel është zhvilluar në 19 tetor 2012. Bisedimet në nivel kryeministrash kanë pasuar dialogun teknik Kosovë-Serbi, të filluar në 8 mars 2011, poashtu në Bruksel, ku në krye të delegacionit kosovar ishte Edita Tahiri atëherë zëvendëskryeministre, tash ministre e Dialogut.

Sipas subjektit politik më i madh opozitar kosovar, Lëvizjes Vetëvendosje, me Asociacionin e komunave me shumicë serbe “Kosova po shkon drejt Bosnjes”. “Ne u bëjmë thirrje qytetarëve të Kosovës që të përgatiten për kundërshtim të fuqishëm të kompromiseve që po bëhen në Bruksel, pasiqë nuk ka më dyshim që vetëm përmes organizimit qytetar do të arrijmë ta mbrojmë shtetin tonë nga defunksonalizimi dhe ndarja etnike”, shprehej VV dje në një deklaratë.

/tesheshi.com/

Tags: asocacioni komunave

Related Posts

Vetëvrasja e një të burgosuri në Fushë Krujë, si dëshmi e një padrejtësie shtetërore
Sociale & Shoqëri

Vetëvrasja e një të burgosuri në Fushë Krujë, si dëshmi e një padrejtësie shtetërore

19/05/2025
Gjukanoviç: Situata në rajon, më e keqe se dhjetë vjet më pare
Gjeopolitikë

Gjukanoviç: Situata në rajon, më e keqe se dhjetë vjet më pare

19/05/2025
Cilat janë gratë që kanë privilegjin të veshin të bardha para Papës?
Sociale & Shoqëri

Cilat janë gratë që kanë privilegjin të veshin të bardha para Papës?

19/05/2025
Next Post
VIDEO/E keni menduar ndonjëherë se çfarë ndodh nëse hidhni coca cola në flokë?

VIDEO/E keni menduar ndonjëherë se çfarë ndodh nëse hidhni coca cola në flokë?

Vendimi çuditshëm i Borussia Dortmund: do ulë shpejtësinë e internetit në stadium. Ja përse

Vendimi çuditshëm i Borussia Dortmund: do ulë shpejtësinë e internetit në stadium. Ja përse

DJ Obama, ja këngët më të pëlqyera nga Presidenti i Amerikës

DJ Obama, ja këngët më të pëlqyera nga Presidenti i Amerikës

TË FUNDIT

  • Të fundit
Rezultatet e një telefonate të paralajmëruar

Rezultatet e një telefonate të paralajmëruar

19/05/2025
Vetëvrasja e një të burgosuri në Fushë Krujë, si dëshmi e një padrejtësie shtetërore

Vetëvrasja e një të burgosuri në Fushë Krujë, si dëshmi e një padrejtësie shtetërore

19/05/2025
Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

19/05/2025
Gjukanoviç: Situata në rajon, më e keqe se dhjetë vjet më pare

Gjukanoviç: Situata në rajon, më e keqe se dhjetë vjet më pare

19/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni